Shpërthimi me tritol në Kamëz, pranga 58 vjeçarit! Makina që u përdor nga autorët në pronësi të të arrestuarit
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 58-vjeçar me inicialet B.M si autor të dyshuar të shpërthimit të tritolit në lokalin e Oltjon Muçajt në Kamëz.
Sipas policisë makina tip "Audi" që u përdor nga autorët për t'u larguar rezulton se është në pronësi të 58-vjeçarit, e identifikuar përmes kamerave të sigurisë. Hetuesit nuk e kanë akoma të qartë rolin e tij, në ngjarje pasi ai vetë nuk ka pranuar të flasë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 58 vjecari mund të ketë pasur rol vëzhguesi ose personi i dytë që ka drejtuar makinën. Shpërthimi me tritol ka ndodhur mëngjesin e 18 nentori në lokalin e marrë me qira nga 24 vjeçari Oltjon Muçaj. Mësohet se sasia e lëndës plasëse të vendosur ka qenë rreth 50 gramë. Autorët dyshohet se kanë qenë 2 persona, të cilët e kanë hedhur dhe janë larguar.
Oltjon Muçaj u tha hetuesve se nuk ka asnjë ide kush mund të jenë autorët. Sipas tij, nuk ka pasur konflikte me njeri. Blutë, përveç dyshimeve të ndonjë konflikti të të riut, nuk e përjashtojnë mundësinë edhe të pronarëve të lokalit.
Një tjetër pistë ku po hetohet është edhe mundësia që lokali në fjalë të mos jetë shënjestër, por kjo akoma po verifikohet. Pamjet e kamerave të sigurisë janë sekuestruar dhe po punohet për gjurmimin e makinës së autorëve të ngjarjes, të cilët deri në këtë pikë të hetimeve akoma janë të paidentifikuar.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Komision hetimor vetëm për çështje konkrete,jeni dakord me propozimin e PS?
-
Po
69%
-
Jo
25.2%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 1677
Lajme të tjera
-
Nga dhuna në familja te vjedhja, 7 të arrestuar në Tiranë
1 Dhjetor, 12:21
-
Basketboll/ Rezultat i ngushtë kundër Flamurtarit, Partizani i vajzave fiton Superkupën e Shqipërisë
1 Dhjetor, 12:02
-
Tensionohet situata në prag të derbit, Tirana përjashton Ardit Hilën! Gati largimi në janar
1 Dhjetor, 11:47
-
Vrau fqinjin në Laknas për kanalin e ujërave të zeza, Maliq Marku i penduar: Gjithçka ndodhi shumë shpejt, më ofenduan! Qëllova për vetëmbrojtje
1 Dhjetor, 10:06
-
GOLAT/ Ballkani humbet 0-1 me Plzen, Ilir Daja kthehet në 'Air Albania' pas 708 ditësh! Ernest Muçi shënon në Conference League
30 Nëntor, 23:08
-
Makina gjermane e vitit vjen në Shqipëri! Cilët janë VIP-at që e testuan?
30 Nëntor, 16:01
-
Kamëz/ U kthye para 1 jave nga Anglia, 70 vjeçari vret me katër plumba fqinjin për kanalin e ujërave të zeza! Plagos tjetrin! Report Tv sjell pamje (EMRAT-VIDEO)
30 Nëntor, 14:58
-
'33 vite pa u dënuar me ligj krimet e komunizmit' Besim Ndregjoni: Çështja së shpejti në kongresin amerikan! Duam murin e kujtesës para Piramidës
30 Nëntor, 14:31
-
VIDEO/ ‘Nata e Bardhë’ ‘elektrizoi’ sheshin ‘Skëndërbej’, shqiptarët festojnë me yjet e muzikës
30 Nëntor, 10:55
-
Ilir Daja rikthehet në Tiranë para CL: Ballkani me mungesa, kemi nevojë për tifozët nga Shqipëria
29 Nëntor, 16:25
-
Këngë, valle e kostume, Shqiptaria bashkë në Teatrin e Operas! Historia rrëfehet me art! Nga ‘Qëndistarja’ te ‘Cili je ti more burrë’, Pavarësia e ritreguar
29 Nëntor, 15:44
-
Nga Mc Cresha, Capital T, Ylli Limani te Luiz Ejlli, surprizat e koncertit të Natës së Bardhë sonte
29 Nëntor, 14:20