Shpërthimi me tritol në ishull Shëngjin, VIDEO kur dy autorët me motor i vënë lëndën plasëse servisit dhe largohen me shpejtësi

Report Tv ka siguruar videon e momentit kur i vendoset lëndë plasëse servisit në pronësi të Tol Mëhilli në fshatin Ishull Shëngjin, Lezhë.  Aty duket kur afrohet motori me 2 persona, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, që hedhin lëndën plasëse dhe largohen menjëherë nga vendi i ngjarjes. Disa sekonda me pas shihet shpërthimi që ndodhi rreth orës 00:39 të së premtes.

Pranë servisit të makinave të servisit në pronësi të Tol Mëhilli, 58 vjeç, u hodh sasia e vogël lëndë plasëse, dhe si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Djali i pronarit të servisit Klaudio Mëhilli foli për ngjarjen duke treguar se ishin në gjumë në banesën që ndodhet një kat sipër servisit. Autorët u kapën nga kamerat e sigurisë të karburantit. 

Klaudio tregoi se nuk kanë konflikt me njeri dhe shpresojnë që ngjarja të zbardhet sa më shpejt nga organet kompetente.

"Shpërthimi ishte i fuqishëm, dhe u tronditëm të gjithë ndërsa vajza e vogël u tremb shumë. Në moment dolëm e gjithë familja jashtë dhe pamë xhamat e thyer të objektit. Ne nuk kemi asnjë konflikt. Shpresojmë që ta gjejë policia", tha Klaudio Mëhilli.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

1656747412_Screenshot1.jpg

 

Servisi i demtuar

 

1656747442_Screenshot2.jpg

 

Momenti i shperthimit

 

1656747467_Screenshot3.jpg

 

Autoret largohen me motor

 

1656747502_Screenshot4.jpg

Autori me kembe pas vendosjes se tritolit
 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale