Shpërthimi në Bejrut/ Meta: Solidarizim me popullin e Libanit! Rama: Çfarë lëndimi e trishtimi!

Shpërthimi në Bejrut/ Meta: Solidarizim me popullin e Libanit! Rama: Çfarë lëndimi e trishtimi!

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama

TIRANË- Reagimi i parë nga Tirana zyrtare pas shpërthimit në Liban, ka ardhur nga presidenti i vendit, Ilir Meta. Me anë të një postimi të shkurtët në rrjetet sociale, kreu i shtetit është solidarizuar me popullin e Libanit.

"Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut! Solidarizim me popullin e Libanit", shkruan Meta.

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta

Ndërkohë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama teksa shkruan: "Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë!Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit".

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

Ditën e sotme në Bejrut një shpërthim i fuqishëm u ka marrë jetën deri më tani 50 personave e ndërsa kanë mbetur të plagosur mbi 2000 persona. Nuk dihen ende shkaqet e këtij shpërthimi, teksa ajo që është lënë pas është një katastrofë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Talis’, në pyetësor mbi 4000 arsimtarëve! Mësuesja për Report Tv: Absurd, asnjë lidhje me sistemin tonë! Ministria: Na ndihmon për politikat

‘Talis’, në pyetësor mbi 4000 arsimtarëve! Mësuesja për Report Tv: Absurd, asnjë lidhje me sistemin tonë! Ministria: Na ndihmon për politikat