Shpërthimi në Bejrut, Ministrja e Informacionit jep dorëheqjen: Ndjesë për dështimin tonë

Shpërthimi në Bejrut, Ministrja e Informacionit jep dorëheqjen: Ndjesë për dështimin tonë

Ministrja e Informacionit të Libanit, Manal Abdel Samad

Ministrja e Informacionit të Libanit, Manal Abdel Samad ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen, pas rritjes së zemërimit të popullit libanez nga shpërthimi katastrofik që ndodhi më 4 gusht.

Dorëheqja e saj vjen ndërsa zemërimi i publikut po rritet kundër qeverisë, duke u fajësuar për keqmenaxhimin kronik dhe korrupsionin që besohet se qëndron pas shpërthimit në Portin e Bejrutit.

 Në letrën e saj të dorëheqjes Abdel Samad  shkruhet se asaj  i vjen keq për mosarritjen e aspiratave dhe dështimin e qeverisë për popullin libanez.

"Pas katastrofës së jashtëzakonshme të Bejrutit, unë njoftoj dorëheqjen time," tha ajo në një deklaratë të bërë nga media lokale, duke kërkuar falje para publikut libanez për dështimin e tyre.

Pesë nga 128 anëtarët e parlamentit kanë njoftuar gjithashtu dorëheqjen e tyre që nga e shtuna, duke përfshirë tre ligjvënës të partisë Christian Kataeb, një anëtar të Partisë Socialiste Progresiste dhe një të pavarur.

Pasditen e 4 gushtit, në Portin e Bejrutit ndodhi një shpërthim i fuqishme ku shkaktoi 158 viktima dhe rreth 6 mijë të plagosur dhe shkatërroi thuajse gjysmën e qytetit. Hetimet për shpërthimin vijojnë, ndërsa deri tani flitet për shpërthimin e një sasie të madhe nitrat amoniumi që ishte ruajtur në Portin e Bejruti për gjashtë vitet e fundit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Romario regjistrohet si futbollist aktiv në moshën 58-vjeçare, motivi është personal

Romario regjistrohet si futbollist aktiv në moshën 58-vjeçare, motivi është personal