Shpërthimi në Bejrut/ Prifti po mbante meshën, momenti kur kisha i shembet mbi kokë

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar shumë video nga momentet e shpërthimit të fuqishëm në Bejrut të Libanit, që shkatërroi gjysmën e qyteti dhe shkaktoi me qindra viktima e mijëra të plagosur.

Deri në këto momente raportohet për të paktën 135 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur.

Një video e re tregon një prift i cili është duke mbajtur meshën dhe në momentin e  shpërthimit fillimisht fiket zjarri dhe dritat, ndërsa ai vijon ritualin.

Pak sekonda më vonë tavani i kishës fillon të shembet, ndërsa prifti vrapon për të shpëtuar. Sipas The Guardian, prifti ka arritur të shpëtojë nga shpërthimi që tmerroi botën.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 06/08/2020 07:22

    Po mos ishte trembur sdo i kish rene gje ne koke.

    Përgjigju
  • jola: 05/08/2020 21:43

    m vjen shume keq por nje prift nuk duhet te trembet megjithate duke qene se shperthimi ishte shkak njerezor nuk po i ve faj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Autogoli - Gazetari i RAI pranon gabimin: Publikon përgjigjet e Agaçit tre ditë pas emisionit ku pretendonte se ai nuk ishte përgjigjur

Autogoli - Gazetari i RAI pranon gabimin: Publikon përgjigjet e Agaçit tre ditë pas emisionit ku pretendonte se ai nuk ishte përgjigjur