Shpëtimi i velierës të mbytur në det dhuron spektakël te 'Sfinksi' në Durrës...shqiptarët 12 mijë euro për ta blerë, por oferta refuzohet

DURRËS- Përfundon me sukses operacioni për shpëtimin e velierës. Ajo ngeci në shkëmbinjtë e Currilave disa ditë më parë. Në bord kishte 4 persona të cilët u shpëtuan nga policia kufitare.

Ata ishin 3 turq dhe një amerikan. Më pas dallgët e nxorën atë në afërsi të bregut ku u përmbyt. Sot është punuar disa orë me mjete dhe ekuipazh të specialuzuar për nxjerrjen e saj nga uji.

Ajo do të transportohet në një kantier jashtë vendit ku do t'i nënshtrohet procesit të riparimit dhe më pas do t'i dorëzohet një subjekti kroat që e ka në pronësi. Veliera ishte marrë me qira për disa ditë dhe do të lundronte në linjën Kroaci-Turqi e kthim.

Operacioni për nxjerrjen dhe shpëtimin e saj nga deti tërhoqi vëmendjen e një numri të madh qytetarësh kuriozë të cilët e ndoqën operacionin nga shkallët e Sfinksit sikur të ishin në një stadium apo teatër veror.

Ndërkohë që gjatë ditëve kur veliera dukej e braktisur nuk patën munguar ofertat nga blerës shqiptarë të cilët ofruan deri 12 mijë euro për ta bërë të tyre lundruesin turistik gjë që nuk u pranua nga ekuipazhi.

1583425909_1583425844Veliera.JPG

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit në mbledhjen e PL-së

FOTO/ Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit në mbledhjen e PL-së