Shpiku 'biçikletën' në futboll, ndahet nga jeta ish-sulmuesi italian

Shpiku 'biçikletën' në futboll, ndahet nga jeta ish-sulmuesi italian

Vito Chimenti

Ish-sulmuesi i disa skuadrave në Itali, Vito Chimenti u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare. I njohur si shpikës i "biçikletës", fintes së famshme që driblonte kundërshtarin duke i hedhur topin mbi kokë dhe i përdorur sot më shumë nga Neymar dhe Douglas Costa.

Chimenti u ndje keq para ndeshjes së Pomarico, aty ku ishte trajner te moshat. Megjithë ndërhyrjen e mjekëve dhe dërgimin në spital, ish-sulmuesi nuk mundi të fitonte betejën më të madhe.

I lindur në Bari në vitin 1953, Chimenti luajti për Matera, Lecco dhe Salernitana përpara se të shpërthente në Palermo në Serinë B dhe të luante në Serie A me Catanzaro, Pistoiese dhe Avellino (gjithsej 13 gola). Ai e mbaroi karrierën me Taranton në Serinë C në 1985.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dhunuan me shkopa bejsbolli e leva 30 vjeçarin, gjykata e Korçës liron nga paraburgimi 4 të arrestuarit

Dhunuan me shkopa bejsbolli e leva 30 vjeçarin, gjykata e Korçës liron nga paraburgimi 4 të arrestuarit