Shpresa për kurën! Zbulohet një tjetër antitrup i aftë të shkatërrojë koronavirusin

Shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve Biologjike në Izrael (IIBR) njoftuan se kanë identifikuar një tjetër antitrup monoklonal, i aftë të shkatërrojë koronavirusin

Ky është zbulimi i dytë i këtij lloji pas atij të shkencëtarëve të Universitetit të Utrecht.

Për momentin, imunoglobulina gjysmë sintetike është testuar vetëm në epruvetë, por shkencëtarët janë optimistë për vazhdimin e studimit.

Zbulimi i kësaj imunoglobuline, në gjendje të shkatërrojë virusin konsiderohet një “pikë kthese domethënëse” në krizën që ka shkaktuar anembanë botës patogjeni i shfaqur në Kinë.

Antitrupi është një imunoglobulinë gjysmë sintetike e zhvilluar në laborator. Ai është në gjendje të kopjojë funksionin e antitrupave të vërtetë njerëzorë, dhe nuk ka nga ana tjetër asnjë proteinë të dëmshme.

Një nga kufizimet e terapisë së plazmës, bazuar në infuzionin e plazmës së shëruar të pasur me antitrupa tek pacientët e sëmurë rëndë, qëndron tek fakti që procesi i pastrimit, sado i efektshëm të jetë, nuk e përjashton dot plotësisht përcjelljen e një agjenti infektiv.

Me antitrupat monoklonalë ky rrezik anashkalohet, dhe shmanget gjithashtu edhe mungesa kronike e plazmës së përshtatshme për këtë lloj terapie.

Antitrupat monoklonalë janë në gjendje të “gjurmojnë” patogjenët dhe t’i shkatërrojnë ata në trupin tonë, e për këtë arsye konsiderohen një metodë premtuese terapeutike për COVID-19.

I.C./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket i drejtë vendimi për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Kosova lejon kryerjen e testeve Covid në institucionet private shëndetësore