Shpresë në Korçë! Pas çiftit të të moshuarve, shërohet nga COVID-19 edhe një 77-vjeçar

Shpresë në Korçë! Pas çiftit të të moshuarve, shërohet nga COVID-19 edhe një 77-vjeçar

KORÇË - Një 77-vjeçar është mes 13 të shëruarve me COVID-19 ditën e sotme, nga 89 persona në total që e kanë fituar deri më tani betejën me koronavirusin. Ilia është nga Korça, dhe vetëm për këtë qytet janë 4 të shëruar në total.

I moshuari la ambientet e spitalit Infektiv në Tiranë dhe tashmë i është bashkuar familjes.  Lajmin e mirë e postoi në rrjetet sociale drejtori i Spitalit të Korçës.

"E mbajti fjalën Dr.Pipero, edhe sot më njoftoi se Ilia 77 vjeç do të lërë Spitalin Infektiv dhe do t'i bashkohet familjes i shëruar nga COVID-19. Nuk lodhem së falenderuari stafin e mjekëve dhe infermierëve që janë në ballë të betejës për të fituar luftën me koronavirusin. Lutem qytetarëve të Korçës të respektojmë me rigorozitet rregullat e karantinimit dhe të aplikojnë të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjienën personale.Me përpjekjen e të gjithëve dhe ndihmen e zotit do ia dalim", shkruan Litian Broka.

Ditën e djeshme u shëruan dhe lanë spitalin një çift të moshuarish nga Korça 78 dhe 79 vjeç u shëruan nga koronavirusi, nënë Sanija dhe gjysh Izedini

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë