'Shpresoj që së shpejti e gjithë bota ta shohë!', miku tregon gjendjen e legjendës së Formula 1

'Shpresoj që së shpejti e gjithë bota ta shohë!', miku tregon gjendjen e legjendës së Formula 1

Michael Schumacher dhe Jean Todt

“E pashë Michael-in javën e kaluar. Po lufton! Shpresoj që së shpejti bota do të ketë mundësi ta shohë përsëri. Për këtë po punojnë ai dhe familja e tij”, fjalë pozitive janë thënë nga miku i ngushtë i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, Jean Todt.

Sipas "Daily Mail", që prej aksidentit në Alpet franceze më shumë se 6 vite më parë, gjithçka rreth gjendjes shëndetësore të gjermanit, 7 herë kampion i Formula 1, ka qenë një mister.

Ai vazhdon të jetojë në një shtëpi në Liqenin Gjeneva ku vetëm një grup shumë i vogël miqsh e familjarësh ka pasur mundësi ta shohin, mes tyre edhe ai.

Schumacher i është nënshtruar përgjatë viteve disa operacioneve dhe ka qëndruar në spital për gati një vit. Muajin e kaluar u raportua nga media të ndryshme që do t’i nënshtrohej një trajtimi eksperimental me qeliza staminale, por duket se kjo është shtyrë për një moment të dytë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Schumacher mban rekordin në Formula 1 për 91 gara të fituara dhe 7 tituj kampion. Por këtë vit, një tjetër legjendë e sportit, Lewis Hamilton, mund t’i thyejë këto rekorde, pasi deri tani ka 85 gara të fituara dhe 6 tituj kampion.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë