'Shpresojmë sa më shpejt Shqipëria në BE!' Eurodeputët italianë letër falenderuese Ramës për ndihmën me mjekë

'Shpresojmë sa më shpejt Shqipëria në BE!' Eurodeputët italianë letër falenderuese Ramës për ndihmën me mjekë

Eurodeputetët italianë i kanë dërguar sot një letër Kryeministrit Edi Rama duke i shprehur vlerësimin e tyre për dërgimin në Itali të 30 mjekëve dhe infermierëve.

“I nderuar zoti Kryeministër. Dëshirojmë të shprehim vlerësimin tonë personal për dërgimin në Itali të dhjetëra personave të stafit mjekësor nga ana e Republikës së Shqipërisë”, theksojnë ata.

“Prezenca e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në zonat më të goditura është një gjest i vyer i miqësisë dhe vëllazërisë që lidh shtetet tona që prej gjithmonë”, shkruajnë eurodeputetët.

“Vetëm së bashku mund të kalojmë emergjencën COVID-19 dhe mundimet tuaja përfaqësojnë një kontribut esencial për të realizuar këtë objektiv të përbashkët”, nënvizojnë ata.

Deputetët theksojnë se, “solidariteti që keni demonstruar është shprehje e vlerave të rëndësishme që kanë frymëzuar lindjen e Bashkimit Europian. Ne e mirëpritëm vendimin e Këshillit për të filluar zyrtarisht negociatat e pranimit të Shqipërisë në BE dhe shpresojmë ta shohim së shpejti Shqipërinë në Komunitetin Europian. Ju falenderojmë për ndihmën tuaj”.

Anëtarët e Parlamentit Europian:

Andrea Cozzolino
Pina Picierno
Brando Benifei
Patrizia Toia
Irene Tinagli

Simona Bonafè
Elisabetta Gualmini
Pietro Bartolo
Pierfrancesco Majorino
Andrea Caroppo
Giuliano Pisapia
Dino Giarrusso
Mario Furore
Alessandro Moretti
Aldo Patriciello
Massimiliano Smeriglio
Paolo De Castro
Salvatore De Meo
Piernicola Pedicini

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KRENARIA SHQIPRIS: 31/03/2020 11:20

    EDI RAMA KRENARIA E KOMBIT SHQIPTAR PO I JEP DINJITETIN E MERITUAR SHQIPRIS. JO TJA ULI DINJITETIN DIÇ JA ULI QENI MALOK KOMONIST SALHE QË BËRI LUFT CIVILE. RESPEKT RESPEKT RESPEKT PËR BURRIN E MADH TË SHQIPRIS EDI RAMËN.

    Përgjigju
  • Hingkateri: 31/03/2020 11:17

    Bravissimo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet