Shpërthen bombola në argjendari në ish-bllok, plagosen pronarët burrë e grua, punonjësja dhe dy kalimtarë (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm i një bombole me oksigjen që shërben për përpunimin e floririt, ndodhi në një argjendari në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku mbetën të plagosur pesë persona. Shqiptarja.com mëson se u plagosën, burrë e grua, Sokol dhe Alma Pirra, pronarë të argjendarisë, një vajzë 18-vjeçare, Eneda Nura, punonjëse në argjendari, një djalë, Ardanoel Serani, kalimtar i rastësishëm, 23 vjeç dhe një tjetër kalimtar, me inicialet A.R 24 vjeç.

Pronarët e argjendarisë Sokol dhe Alma Pirra

1563194467_shperhtimiii.jpg

Çifti i bashkëshortëve, pronarët e argjendarisë duke u shoqëruar nga policia për në ambulancë

1563194080_elenduara.jpg

Momenti i shpëtimit nga policia të punonjëses së argjendarisë

Nga shpërthimi u shënuan dëme të shumta materiale jo vetëm në argjendari, por edhe në një dyqan me tullumbace për organizim eventesh që ndodhet pranë argjendarisë. Shqiptarja.com mëson përmes burimeve nga policia, se ka shpërthyer një nga dy bombolat me hidrogjen që kishte në argjendari.

Bombula e oksigjenit e përdorur nga argjendaria

Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm. Janë thyer xhamat e argjendarisë, ndërsa në rrugë janë shpërndarë edhe copëza betoni dhe objektesh pas shpërthimit. Janë dëmtuar edhe disa biçikleta me GPS që përdoren nga të rinjtë në Tiranë.

Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes në rrugën "Vaso Pasha", ndërsa vendin e ngjarjes ishte edhe Rebani Jaupi, drejtori i Policisë së Tiranës dhe nëndrejtori Arsen Sinomati.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:58
Nga mjetet shkrirëse tek ato prerëse, dalin pamjet se si çifti i argjendarisë në Bllok punonte me dorë metalin e çmuar

Punimet e argjendarisë me anë të shkrirjes

1 / 16

Argjendaria

2 / 16

Punime të ndryshme

3 / 16

Mjetet e punës

4 / 16

Mjetet e punës

5 / 16

Mjetet e punës

6 / 16

Argjendaria

7 / 16

Mjetet e punës

8 / 16

Mjetet e punës

9 / 16

Sokol Pirra

10 / 16

Mjetet e punës

11 / 16

Mjetet e punës

12 / 16

Mjetet e punës

13 / 16

Mjetet e punës

14 / 16

Punime

15 / 16

Mjetet e punës

16 / 16

Shqiptarja.com ka zbardhur detaje të reja rreth, çiftit të bashkëshortëve Alma dhe Sokol Pirra që kishin në pronësi argjendarinë 'Euro Gold' e cila shpërtheu në zonën e ish-Bllokut. Ata ishin shumë të apasionuar pas përpunimit të metaleve të çmuara. Në fotot e publikuara shihet qartë se të dy bashkëshortët e përpunonin me duart e vete arin dhe metalet e tjera. Çifti krahas punimeve në argjendari kishte publikuar edhe procesin gjatë punës.

Siç shihet në foto duken veglat që bënin të mundur shkrirjen e metalit të çmuar, ku si pjesë e këtij procesi shërben edhe oksigjeni, bombolat e të cilit shpërthyen duke shkaktuar të gjithë dëmet e ditës së sotme në dyqanin që kishin në pronësi.

Diçka tjetër që bie në sy tek fotot e shpërndara nga çifti ishte një çakmak i Sokol Pirras që mbante logon e flamurit Izraelit, gjë që konfirmon edhe detyrën e tij si anëtar i komunitetit hebre në vendin tonë.
 

Ora 18:25
Profil/ Pronarët e argjendarisë që shpërthehu në ish-Bllok me origjinë hebraike

Sokol dhe Alma Pirra

1 / 7

Familja Pirra

2 / 7

Profili linkedin i Sokol Pirra

3 / 7

Sokol Pirra në Izrael

4 / 7

Sokol Pirra

5 / 7

Sokol dhe Alma Pirra

6 / 7

Familja Pirra

7 / 7

Alma dhe Sokol Pira janë çfti i bashkëshortëve, pronar të argjendarisë e cila shpërtheu sot në zonën e ish-Bllokut. Ata mbetën të plagosur duke pësuar djegie të rënda.

Sokol (Solomon) Pirra është me profesion avokat dhe anëtar i shoqatës së komunitetit hebre në vendin tonë i njohur edhe si një prej themeluesve kryesorë të këtij komuniteti në Shqipëri.

Mësohet se çifti janë prindër të një djali 14-vjeçar i cili synon të bëhet pianist.

Ora 16:27
Shpërthimi në ish-Bllok/ Spitali i Traumës: U plagosën pesë persona, ja gjendja e tyre

1563194663_shperthimi.jpg

Drejtoria e Spitalit Universitar të Traumës jep njoftim lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut ku si pasojë e shpërthimit të një bombole u plagosën 5 persona.

Në spitalin e Traumës janë paraqitur një vajzë 18-vjeçare, Eneda Nura, punonjëse në argjendari, një djalë, Ardanoel Serani, kalimtar i rastësishëm, 23 vjeç dhe një kalimtar me iniciale A.R 24 vjeç. Sipas spitalit ata i janë nënshtruar trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.

Dy kalimtarët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar nga spitali ndërsa punonjësja e argjendarisë vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë pronarët e argjendarisë Alma dhe Sokol Pira, ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në repartin e djegieve. 

Ora 14:43
Zbulohen emrat e 4 të plagosurve nga shpërthimi në Bllok


Report Tv mëson se emrat e katër të plagosurve nga shpërthimi në argjendari. Sokol dhe Alama Pirra, pronarët e argjendarisë që janë në gjendje më të rëndë; Eneda Nura 18 vjec, punonjësja e argjendarisë dhe Ardanoel Serani 23 vjec, kalimtar i rastësishëm. Të plagosurit u transportuan me shpejtësi te spitali i Traumës dhe QSUT-ja në repartin e djegieve.

Ora 14:15
Informacioni i parë nga policia për shpërthimin e fuqishëm në ish-bllok

1563192517_2ok.jpg

Policia e Tiranës ka dhënë informacionin e parë paraprak në lidhje me shpërthimin e ndodhur në zonën e ish-bllokut. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15  në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një argjendarie, aty ku ka shpërthyer një bombol gazi. Blutë e kryeqytetit kanë dhënë edhe inicialet e personave të lënduar: S. P dhe A. P,  E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjeksore.

"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thotë policia në njoftimin e parë për ngjarjen.

Shqiptarja.com mëson se dy prej të plagosurave, pronarët e argjendarisë, ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në repartin e djegieve.

Ora 14:10
Momenti kur shpëtohet njëra nga punonjëset e argjendarisë/ Shtëllungat e tmerrshme të tymit në Tiranë (VIDEO)

Një nga vajzat e lënduara brenda argjendarisë, është ndihmuar nga forcat e policisë të cilët e kanë nxjerrë nga dyqani dhe e kanë çuar deri tek ambulanca.  Efektivët e policisë së rendit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur të nxjerrin vajzën, punonjëse në argjendari, e cila fillimisht kishte probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit të madh që u përhap. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, shtëllungat e tymit janë përhapur masivisht në të gjithë lartësinë e pallatit.

Ora 14:07
Shpërthen bombola me hidrogjen, shtëllunga tymi në dyqanin e tullumbaceve (VIDEO)

Shpërthimi i bombolës me hidrogjen në argjendarinë në zonën e ish-bllokut ishte i fuqishëm. Shtëllunga të mëdha tymi janë përhapur në të gjithë zonën.

Ora 13:59
FOTOT/ Pasojat nga shpërthimi i fuqishëm në ish-bllok, xhama të thyer dhe copëza betoni në rrugë
1 / 36
2 / 36
3 / 36
4 / 36
5 / 36
6 / 36
7 / 36
8 / 36
9 / 36
10 / 36
11 / 36
12 / 36
13 / 36
14 / 36
15 / 36
16 / 36
17 / 36
18 / 36
19 / 36
20 / 36
21 / 36
22 / 36
23 / 36
24 / 36
25 / 36

Foto A.Çakshiri/Shqiptarja.com

26 / 36

Foto A.Çakshiri/Shqiptarja.com

27 / 36

Foto A.Çakshiri/Shqiptarja.com

28 / 36

Foto A.Çakshiri/Shqiptarja.com

29 / 36

Foto A.Çakshiri/Shqiptarja.com

30 / 36

Foto A.Çakshiri/Shqiptarja.com

31 / 36

Foto A.Çakshiri/Shqiptarja.com

32 / 36

Foto A.Çakshiri/Shqiptarja.com

33 / 36

Foto A.Çakshiri/Shqiptarja.com

34 / 36
35 / 36
36 / 36

Këto janë pasojat që shkaktoi shpërthimi i bombolës me hidrogjen në argjendari në zonën e ish-bllokut në Tiranë. 

Foto si ishte më parë pjesa e jashtme e biznesit dhe si është tani pas shpërthimit

Foto si ishte më parë pjesa e jashtme e biznesit dhe si është tani pas shpërthimit
G.M./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • sapa: 15/07/2019 20:10

    Ne kete vend te korruptuar deri ne palce ku ligjet jane ne leter si dhe nje popull i padisplinuar qe nuk di se cfare eshte rregulli dhe e kane mendjen vetem tek fitimi me cdo mjet patjeter do ndodhin te tilla ngjarje dhe nuk do mbarojne me kaq.Pastaj kush do i kontrolloje?Te korruptuarit e te ashtuquajturit shtet?

    Përgjigju
  • Xll: 15/07/2019 18:27

    Çeshte ky badallallek me karburant ndermjet pallateve dhe bllokimin e aksit trotuarit qe dhe njerezit rrezikohen duke kaluar ne rrugen e makinave

    Përgjigju
  • Lola: 15/07/2019 14:01

    Ngjitur eshte dhe ALPET!! Urgjent te evakuohet zona!

    Përgjigju