Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, Spiropali: Kjo vjen si nevojë e koordinimit të axhendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike

Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, Spiropali: Kjo vjen si nevojë e koordinimit të axhendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike

Elisa Spiropali

Për herë të dytë, Shqipëria dhe Kosova do të organizojnë një mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve.

Pas këtij lajmi kryetarja e Kuvendit në një në një prononcim për mediat është shprehur se kjo mbledhje e përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të axhendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike.

“Ky Kuvend i përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimet euro-atlantike të Kosovës, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen e sigurinë në rajon e më gjerë”, ka thënë Spiropali.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet më datë 20 dhjetor në Prishtinë.

Në total do të mblidhen 130 deputetët, nga Kosova 70 ligjvënës dhe 60 të tjerë nga Shqipëria. I pranishëm në këtë takim do të jetë edhe kryeministri Rama dhe me shumë gjasë edhe Albin Kurti.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Rusia ka angazhuar ushtarët koreano-veriorë në Kursk

Zelensky: Rusia ka angazhuar ushtarët koreano-veriorë në Kursk