RAPORTI/ Shqipëria e 94-ta në botë në përdorimin e kriptomonedhave, e dyta në rajon pas Greqisë! Vendi ynë posedon 15 mld dollarë në monedhën virtuale

Pavarësisht se kuadri ligjor për lejimin e kriptomonedhave në vendin tonë, ka hyrë në fuqi plotësisht në fund të vitit të kaluar, Shqipëria ka ecur me hapa të shpejtë në renditjen globale për këtë industri.

Në raportin e realizuar nga platforma për kriptomonedha, Chainanalysis, Shqipëria renditet në vendin e 94 nga 154 shtete që janë pjesë e indeksit për përshtatjen me kriptovalutat për vitin 2021. Në vend të parë për zhvillimin më të madh të kësaj industrie është Vietnami, ndërsa në rajon Greqia dhe Shqipëria janë më të përparuarat. Konkretisht Greqia listohet e 91-ta, dhe lë pas shumë vende të tjera fqinje. Në këtë rendtije, Shqipëria është para Hungarisë, Danimarkës, Austrisë, Arabisë Saudite, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Sa i takon përdorimit të kriptomonedhave nga shqiptarët, 50% posedojnë kritpomonedhën Ethereum, 25% monedhën me vlerë të fiksuar dhe 10% Bitcoin.

Përdorimi i tregjeve virtuale u nxit më shumë nga pandemia COVID-19, por e përqendruar më shumë tek shitjet, blerjet apo punë nga shtëpia.

Ndërsa sa i takon monedhave virtuale, një sërë ligjesh janë miratuar për të filluar edhe prodhimin e tyre në vendin tonë, duke u bërë kështu ndër vendet e para në rajon e më gjerë që lejon këtë industri që është tejet e ekspozuar ndaj rreziqeve të zhvlerësimit të vlerës së monedhës virtuale e deri tek mashtrimi.

Sipas po të njëjtin raport Shqipëria posedon rreth 15 miliardë dollarë në kriptomonedhë dhe kryen transaksione me to.

(Kliko ketu per te lexuar dokumentin)

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lanua: 16/01/2022 19:56

    15 miliard nuk esht prodhimi brwndshem bruto i shqiperise. Kush i ka gjith keto para te investuara ne kripto.

    Përgjigju
  • Dagsj: 16/01/2022 19:38

    Qysh s’po perdorim kriptomonedhat ne? Me cfare duhet te pastrojme leftate e barit, miellit dhe te korrupsionit? Sa ka Likja me Ramen e Salen ne kriptomonedha, nese e kuptojne si koncept? Saliu ve bast qe s’ka asgje, sepse e di shume mire se si punon skema e maksudes, xhaferrit dhe gjallices. ???????? Korrupsioni, krimi dhe ndraghetta duhet te fillone te levizin prarate nga betoni ne kriptomonedhe dhe duhet te fillojne te shesin te gjithe pasurite e patundshme te paligjshme qe i mbajne kot per te pastruar leftate. Ne kete menyre, nuk do ti behet vone fare se cfare ben spaku.

    Përgjigju
  • Jeton: 16/01/2022 19:18

    50% kame etherum, une skam, po ti ke?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet