Shqipëria e fundit në rajon për numrin e rasteve të reja me COVID! Rama publikon të dhënat: Krenarë, por kujdes se shikoni ç’po ndodh në vendet fqinje

Shqipëria e fundit në rajon për numrin e rasteve të reja me COVID! Rama publikon të dhënat: Krenarë, por kujdes se shikoni ç’po ndodh në vendet fqinje

Grafiku u rasteve të reja me COVID në Europë

TIRANË- Shqipëria renditet e fundit për numrin e rasteve të reja me COVID-19. Referuar të dhënave të Our World in Data, të publikuara nga kryeministri Edi Rama, Shqipëria ka regjistruar një numër të ulët të rasteve, me një diferencë shumë të madhe krahasuar me vendet e rajonit, ku kurba e infektimeve të reja ka njohur një rritje gjatë 7 ditëve të fundit.

Një bilanc i tillë, për kryeministrin, është moment krenarie, por duke theksuar se nuk duhen neglizhuar masat, për të mos pasur të njëjtin fat si vendet e tjera të rajonit. 

*Poooor, duhet akoma durim, edhe pak, shikojeni çfarë po ndodh në vendet fqinje ditët e fundit! Prandaj ju lutem, kujdes të vazhdueshëm sepse po dalim nga tuneli i pandemisë, por ka ende edhe pak rrugë”, shkruan Rama.

Ekspertët i lidhin këto shifra të ulta me fushatën e vaksinimit në Shqipëri e cila ka ecur me ritme të larta, ku në total deri më tani janë vaksinuar 314.622 persona. Ndërsa sa i përket rasteve të reja, sot u konfirmuan pozitiv me COVID 149 persona dhe 3 humbje.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet