Shqipëria eliminohet nga Botërori i taekwondo-së

Shqipëria eliminohet nga Botërori i taekwondo-së

Shqipëria në Botërorin e taekwondo-së

Në Baku të Azerbajxhanit u zhvilluar Botërori i taekwondo-së. Në këtë event Shqipëria u përfaqësua me tre sportistë. Ernest Merdanaj, Egers Aliu dhe Jurido Cani nuk ia dolën të siguronin medalje për kuqezinjtë.

Të parët që dolën në garim ishin Ernest Merdanaj dhe Egers Aliu, me dyshen që humbën që në përballjet e para. Në garën e fundit, Jurido Cani u eliminua nga tajlandezi Tubtimdang në garën e dytë.

Në peshën deri në 63 kilogramë, shqiptari kaloi me sukses australianin Samërfiled, teksa në ndeshjen e dytë nuk ia doli kundër tajlandezit, me këtë të fundit që shkoi deri në finalen e këtij event. Si një sport i ri në Shqipëri, kuqezinjtë duket se kanë fituar eksperiencë në këtë turne të rëndësishëm.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ka ende çështje të hapura për të sqaruar me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Ka ende çështje të hapura për të sqaruar me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot