Shqipëria fiton luftën me Zvicrën, Florian Kamberi do luajë për kuqezinjtë

Florian Kamberi, futbollisti i Hibernian në Skoci, do të ketë të drejtën përfundimisht të përfaqësojë kombëtaren kuqezi.

Burime nga FSHF-ja bëjnë me dije se institucioni i futbollit shqiptar ka fituar të drejtën në FIFA kundrejt Zvicrës që 24 vjeçari të përfaqësojë kombëtaren shqiptare.

Kamberi i cili po spikat në Skoci, u ftua në ndeshjet e nëntorit nga trajneri Edy Reja, por për shkak se nuk e kishte të plotësuar dokumentacionin nuk mundi të debutonte.

Kohët e fundit Zvicra bëri presion mbi lojtarin, për shkak se cilësitë e tij së fundmi janë vënë në pah, por FIFA i ka dhënë të drejtë FSHF, duke qenë se futbollisti ka luajtur vetëm me kombëtaren u-21 të Zvicrës dhe jo me kombëtaren e madhe.

d.ba./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rritet gjoba për celularin dhe drejtimin e makinës në gjendje të dehur! A jeni dakord me ashpërsimin e Kodit Rrugor?

Komento