Shqipëria, i vetmi vend ballkanik me papunësi në nivelin e vendeve të Europës

Shqipëria, i vetmi vend ballkanik me papunësi në nivelin e vendeve të Europës

Papunësia mbetet një prej problemeve kryesore në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me një mesatare tre herë më të lartë se sa mesatarja e Bashkimit Europian. Megjithatë, ekziston një përjashtim dhe ky përjashtim vjen nga Shqipëria. Në një raport të detajuar mbi rajonin tonë, “Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim” (OECD) skanon arritjet e çdo vendi në pothuajse çdo fushë, nga ekonomia, tek drejtësia, korrupsioni, mirëqeverisja dixhitale, shëndetësia, arsimi e shumë të tjera.

Në fushën e ekonomisë, OECD ndalet në treguesit e 10-vjeçarit 2008-18. Përsa i përket papunësisë, me 12.2% (në 2018) Shqipëria klasifikohet si vendi me papunësinë më të ulët në rajon, ndjekur nga Serbia me 13.3% dhe Mali i Zi me 15.2%. Në Bosnje, papunësia arrin në 18.4%, në Maqedoninë e Veriut në 20.7% ndërsa në Kosovë 29.6%. Që prej atëherë, papunësia në Shqipëria ka vijuar të ulet, në 11.2% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar (INSTAT), e me një shifër aktuale prej 11.4%, që i përket tremujorit të parë të vitit aktual, ku rritja e lehtë influencohet nga efektet e tërmetit dhe COVID.

Këto të dhëna e bëjnë Shqipërinë të jetë i vetmi vend në rajon që ka një mesatare papunësie të ngjashme me atë të një numri vendesh të rëndësishme në Bashkimin Europian. Sipas “Eurostat”, Greqia në janar 2020 ka një papunësi prej 16.5%, pak më të lartë se Spanja me 13.7%. Franca dhe Italia, dy prej vendeve më të mëdha të BE kanë një normë të ngjashme papunësie me vendin tonë, përkatësisht me rreth 9% dhe 10%.

Në Europë, normën më të ulët të papunësisë e ka Republika Çeke, me 2%, ndjekur nga Polonia, 2.9%, Holanda 3% dhe Gjermania 3.2%. Përsa i përket rritjes ekonomike në 10-vjeçarin e fundit, me një rritje mesatare prej 2.72% në vit, Shqipëria është e dyta në rajon pas Kosovës (3.49%). Në këtë hark kohor, Serbia ka pasur rritjen më të ulët, me vetëm 1.19% vjetor. Në vlerësimin e OECD, të dhënat tregojnë gjithashtu se Shqipëria dhe Serbia janë dy vendet ne defiçitin më të ulët buxhetor në Ballkanin Perëndimor./Lexo

https://read.oecd-ilibrary.org/governance/government-at-a-glance-western-balkans_a8c72f1b-en#page43

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari: 10/07/2020 00:55

    Ne ne Shqiperi e hame propaganden me luge argjendi! Si mos ta besojme kete?!

    Përgjigju
  • sapa: 09/07/2020 19:40

    Dhe kush mund ta besoje kete gje kur para disa kohesh ky lloj shteti kerkonte te dinte se sa studente jane jashte shtetit?Si mund te dine se sa jane te papune?Kjo lloj administrate qe e quan veten shtet eshte me e dobeta e historise se shqiperise.Asgje nuk funksjonon.Te mos flasim per babezine dhe korrupskonin qe e kane tejkaluar kohen e tropojanit Berisha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit