Shqipëria mes vendeve në nismën rrjet i pastër 5G/ Kim: Krenare! Balluku: Vlerësim për punën tonë /LISTA

Me moton të mbrojmë "Të dhënat tona nga Kina", një vend i cili merre të dhënat e huaja, por nuk lejojnë të vetat të dalin jashtë, lejon propagandën e saj të dalë por jo të vërtetat të hynë, Departamenti amerikan i shtetit ka deklaruar se nismës së tyre për mbrojtjen e rrjeteve të tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm, i janë bashkuara të paktën 30 shtete të tjera. Ndër shtetet e  përfshira në raport bën pjesë edhe Shqipëria.

Lista e vendeve të përfshira në nismën rrjet i pastër 5G
Shqipëria
Australia
Kanadaja
Republika Çeke
Danimarka
Estonia
Franca
Greqia
Izraeli
Japonia
Letonia
Norvegjia
Polonia
Rumania
Sllovenia
Suedia
Taiwani
Mbretëria e Bashkuar
SHBA
Vietnami

Me nismat e tyre qeveria amerikane synon të adresojë kërcënimin afatgjatë për cenimin e  privatësisë së të dhënave, sigurinë dhe të drejtat e njeriut  nga faktorë të tillë si Partia Komuniste Kineze (CCP). Me krijimin e një rrjeti të pastër teknologjik ata synojnë heqjen nga shitja dhe përdorimi  i produkteve të si Huawei dhe ZTE.  Po ashtu kërkohet heqja e aplikacioneve jo të sigurta si TikTok dhe WeChat, të cilat sipas qeverisë amerikane  janë të detyruar nga ligji kinez që t'ia dorëzojnë këto informacione private të përdoruesve. Nëpërmjet  Cloud Clean:  ata synojnë parandalimin e shpërndarjes së të dhënave të vleshme dhe studime me bazë Cloud, të merren nga shitësit jo të besueshëm, të tilla si Alibaba, Baidu , China Mobile, China Telecom dhe Tencent.

Raportin e ka shpërndarë edhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim, e cila është shprehur tejet krenare që Shqipëria është bërë pjesë e një nisme të tillë. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila shkruan se ky është një vlerësim për punën e bërë nga vendi ynë.

"Vlerësimi i radhës për punën tonë të mirë nga partnerët strategjikë. Departamenti Amerikan i Shtetit rendit Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta përsa i përket sigurisë së rrjeteve të komunikimit. Në raportin e publikuar së fundmi, “Rrjeti i pastër garanci për mbrojtjen e aseteve Amerikane”, DASH ka përfshirë Shqipërinë në vendet me rrjet të pastër/të sigurtë duke qenë një nga vendet e angazhuara për mbrojtjen e rrjeteve 5G nga prodhues jo të besueshëm dhe për të bashkëpunuar vetëm me kompani të sigurta. Krenarë që gjithmonë qëndrojmë në krah të partnerëve tanë strategjikë, në mbrojtje të qytetarëve dhe shërbimeve të sigurta", shkruan Balluku.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ide: 14/08/2020 01:56

    kur pyten Edin per 5g tha qe jo jo jo jo,keshtuqe kur qeveritaret thojne jo do te thote po dhe anasjelltas

    Përgjigju
  • Papi: 13/08/2020 17:58

    Po italia?

    Përgjigju
  • fuckina: 13/08/2020 15:46

    po gjermania ku eshre??????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë