Shqipëria i mbyll derën Kinës, miraton marrëveshjen me SHBA-në për rrjetin 5G

TIRANE-Qeveria shqiptare ka miratuar në parim memorandumin e mirëkuptimit me qeverinë amerikane për sigurinë 4G dhe 5G. Në vendimin e miratuar sot nga qeveria shqiptare nuk jepen detaje për shkak se është një cështje e sigurisë kombëtare, por theksohet se me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, këshilli i ministrave ka miratuar memorandumin me SHBA-në.

Në muajt e fundit pasur një debat për rrjetin 5G, por si qëndron e vërteta? SHBA-ja në të gjithë Europën, Perëndimin ka bërë një fushatë kundër teknologjisë kineze ne fushën e telekomunikacionit, veçanërisht kundër kompanisë kineze Huawei. Në Shqipëri rastisi që fushata koincidoi me lancimin e rrjetit 5G nga një operator privat. Rrjetin 5G nuk e ka në dorë qeveria, por kompania që ka blerë frekuencat e liruara nga televizionet, që më pas janë shitur nga AKEP. Lancimi i rrjetit 5G për të cilin nuk përdoret Huawei në Shqipëri, por teknologjia perëndimore duke respektuar politikën europiane.

Ambasada amerikane në mënyrë të vazhdueshme e ka shprehur shqetësimin që të mos lidhet marrëveshje me kompani kineze nga ana e operatorëve shqiptarë. Pak javë më parë e ngarkuara me punë e SHBA-së Tiranë Leyla Moses-Ones deklaroi në konferencën 'Demokracia përballë rrezikut të teknologjisë' se Shqipëria është e palëkundur në partneritetin me Amerikën duke ua bërë të qartë disa vendeve, referuar Rusisë apo Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje. 

Ndërkohë që ish këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish-Komandanti Suprem i Forcave të NATO-s në Europë James Jones e kishte të drejtpërdrejtë mesazhin për autoritetet shqiptare sa i përket rrjetit 5G kur tha se liderët shqiptar duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre dhe sot qeveria ka firmosur marrëveshjen në parim me SHBA-në për rrjetin 5G.

V E N D I M për
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR SIGURINË 4G DHE 5G

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë 4G dhe 5G, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • yllka: 18/03/2020 13:52

    Amerika ka te drejte qe nuk pranoi idet e Maoceduneve populli shqipter thot;kinezi prish boten dhe doli 5G qe po na merr oksigjenin po na vdes do zoti do ja dalim me ameriken

    Përgjigju
  • Fredi: 12/12/2019 17:18

    Patjeter qe me mire me SHBA se me ato cinemaçinet...

    Përgjigju
  • Meti: 11/12/2019 20:29

    Dhe bëjnë shumë mirë. Pas gjithë ngjarjeve me Huawei (që është superfuqia e rrjetit kinez, për t'u mos u ngatërruar thjeshte me aparatet telefonike, por gjithë shtylla kurrizore e telekomunikacionit ne Kine), bllokimin e saj nga USA, ka bërë zgjedhjen më të mirë

    Përgjigju
  • redi: 11/12/2019 19:18

    Shume mire qe qeveria shqiptare kryen marreveshje me USA per sistemin 4 dhe 5 G ,por a nuk rrezikon sigurine kombetare privatizimi i Albtelekomit si kompani ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë