Shqipëria ka zyrtarisht përfaqësuesin e saj në Antologjinë e Artit Bashkëkohor Botëror për vitin 2021. I përzgjedhur nga Shtëpia Botuese “De AGostini” në Itali në bashkëpunim me stafin e “Start Grup” artisti Shpend Bengu është pjesë e botimit 1000 faqësh, që do të shpërndahet në të gjithë botën.
Për argumentet dhe personalitetet që kontribuojnë në realizimin e saj, antologjia konsiderohet si një copëz muzeu në letër i artit dhe shërben si ‘guidë’ për institucionet dhe artistët.
Me zanafillë në vitin 1940, ky edicion përfshin mbi 8 dekada të artit bashkëkohor botëror dhe është kuruar nga Stefania Pieralice. Të përzgjidhesh për një antologji të tillë, sjell një sërë avantazhesh dhe mundësish për karrierën artistike, për tu përfshirë në ngjarje artistike apo akademike.
Nga Muzeu MAXXI, në Universitetin e “La Sapienza-s” e Bienalen e Venecias, antologjia është prezantuar ndër vite në institucionet më prestigjioze në botë. Me një eksperiencë të pasur në fushën e Artit, Multimedias dhe Trashëgimisë Kulturore brenda dhe jashtë vendit, Bengu përbën një paketë joshëse për institucionet kulturore.
Ky është vetëm suksesi i tij i radhës pas një sërë çmimesh kombëtare e ndërkombëtare siç është “Painting Prize”, në Bienalen e Artit Bashkëkohor në Bienale të Austrisë.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
23%
-
Jo
23.6%
-
Nuk e di
53.5%
Vota total: 11455
Lajme të tjera
-
Itali/ Ishte duke kaluar rrugën, shqiptarja përplaset nga makina, humb jetën
2 Maj, 15:05
-
'Po ku ka si ty o Shqipëria ime'/ Emigrantët e kthyer po realizojnë ëndrrën në atdhe, Rama njofton turin me shqiptarët në Europë (VIDEO)
2 Maj, 08:24
-
Itali/ Ermal Meta këndon ‘Haleluja’ në shi, por më pas del dielli! Duartrokitet nga publiku (VIDEO)
1 Maj, 19:31
-
Itali, presidenti Begaj nis turin e dytë të vizitave në Kozenca të Kalabrisë me komunitetin arbëresh
1 Maj, 09:50
-
Presidenti Begaj nis vizitën zyrtare në Kalabri, do të inagurojë bustin e Skënderbeut në disa komuna
30 Prill, 09:46
-
Itali/ Dy shqiptarë futen për të vjedhur në banesë, pronari italian plagos njërin prej tyre
29 Prill, 22:53
-
Videolajm/Rishfaqen neofashistët në Itali, nderojnë Musolinin
29 Prill, 16:51
-
Itali, i dënuar përjetë për vrasjen e dy personave, shqiptari ndërron jetë në spitalin e Parmës! Prej 8 vitesh në koma pasi u rrah brutalisht në burg
29 Prill, 13:02
-
Goditi me çekiç në kokë të dashurin e ish-partneres, arrestohet shqiptari në Itali
29 Prill, 09:31
-
Basha me shqiptarët në Lombardi: Kasta e vjetër politike komplot kundër votës së emigrantëve, ju shohin si rrezik
28 Prill, 19:00
-
VIDEO/ Reshje të dendura shiu në Elba të Italisë, uji merr me vete automjetet
28 Prill, 14:57
-
VIDEO/ 5 kundër 1, banda rreh brutalisht të riun për ti marrë telefonin
28 Prill, 09:09