Shqipëria në bienalen e Venecias, ‘në shtëpinë tonë apart’, Margariti: Si do të jetojmë së bashku? Kjo temë bazohet në të bukurën e fqinjësisë

Shqipëria do të shkojë në Bienalen e Venecias me projektin ‘Në Shtëpinë tonë’, të Dhimitër Anagnostit. Fqinjësia e vendit tonë pas viteve `90, në çeljen e portave të Shqipërisë, prezantohet në edicionin e 17-të të Ekspozitës Ndërkombëtar të Arkitekturës nga Fiona Mali, Irola Andoni, Malvina Ferra, Rudina Breçani dhe Thomas Logoreci.

Artistët bashkë me ministren e Kulturës Elva Margariti, prezantuan projektin fitues të zgjedhur një vit më parë, por që për shkak të pezullimit të bienales për shkak të pandemisë së covid 19, do ta vijojë rrugëtimin këtë vit ne 22 Maj.

"Vijmë në këtë Bienale me një temë e cila lindi në fakt nga kuratorët pa imagjinuar se çfarë do i ndodhte botës në këtë periudhë. Një temë që vazhdon të jetë  aktuale: Si do të jetojmë së bashku? Kjo temë bazohet në të bukurën e fqinjësisë. Një koncept autentik shqiptare. Ne jemi një brez që jemi rritur me çelësin në qafë, brezi që jemi rritur duke hapur frigoriferin e komshiut.  Ne nuk kishim një apartament, nuk kishim një shtëpi, shtëpia jonë e madhe ishte e gjithë Shqipëria", tha Margariti.

Projekti “Apart – Në shtëpinë tonë” trajton temën e fqinjësisë në Shqipërinë e pas viteve ’90, krahasuar me atë para ’90-ës, kur një fqinjësi e mirë konsiderohej një fat. Autorët janë nisur nga episode filmash shqiptarë, si ai “Në shtëpinë tonë”, me regji të Dhimitër Anagnostit, nga ku projekti ka marrë edhe titullin. Në agimin e një dekade të re, përgjigjja e pyetjes se si do të jetojmë së bashku mund të jetë shumë e thjeshtë: Njihni fqinjin tuaj!

Duhet të jesh mbi 40 vjeç që të kuptosh se sa e rëndësishme ishte për ne në atë kohë ky komunitet, sesi i shkëmbeninm tollonat me njëri-tjetrëin  apo merrnin borxh karriget. Përfitonim nga hapësira e apartamenteve të njëri-tjetrit për të bërë shtëpinë tonë më të madhe për raste apo evenimente”, tha Malvina Ferra.

Për shqiptarët, më pak se 30 vjet më parë, fqinjët mund të konsideroheshin më të afërt se të afërmit: ata me të cilët ndahej kafeja e mëngjesit, ata të cilëve u kërkohej një karrige shtesë, ata të cilëve u besohej çelësi i shtëpisë, ata me të cilët keni luajtur për të paktën dy orë çdo ditë, ata që të linin t’u përdorje telefonin ose të shihje televizor kur vetë nuk kishe… Këtë shtrat zhvillimi ndjek projekti i artistëve shqiptarë, për një të shkuar që kushdo qe e ka jetuar ndien nostalgji sot ne epokën digjitale.

“Ne mund të mos jetojmë gjithmonë pranë të afërmeve, familjarëve apo miqve tanë, por gjithmonë do jetojmë pranë dikujt. Këtë marrëdhënie që njohim e kujtojmë ne Venecia dhe këtë po e tregojmë nëpërmjet dy burimeve. I pari është albumi i fqinjëve që përmban mbi 100 foto e histori personale të mbledhura deri më tani nëpërmjet kontakteve ne rrjetet socilale.  I dyti burim është arkivi i skenave të afro 20 filmave shqiptarë , Kinostudio ku fqinjët shfaqen si pjesë integrale e jetës së përditshme të familjes shqiptare”, tha Fiona Mali.

Juria ndërkombëtare që përzgjodhi këtë projekt përbëhej nga  Armand Vokshi, Simon Battisti, Arta Dollani, Driant Zeneli dhe Stefano Boeri.

Be.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A janë të përballueshme për ju çmimet e produkteve ushqimore?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vendimi negativ i BE, sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë e PS: Lajm që pritej! Sukses për Shqipërinë fakti që 27 vende i dhanë dritën jeshile!