Shqipëria në listën e vendeve që mund të lëvizin lirshëm në zonën shengen! Xhaçka: Zhvillim që njeh arritjet e vendit në luftën kundër COVID-19

Shqipëria në listën e vendeve që mund të lëvizin lirshëm në zonën shengen! Xhaçka: Zhvillim që njeh arritjet e vendit në luftën kundër COVID-19

Pas masave kufizuese të vendosura për shkak të situatës së pandemisë, Këshilli i BE ka miratuar rekomandimin për rishikimin e listës së vendeve, qytetarët e të cilave mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ku përfshihet edhe Shqipëria. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka shprehet se shqiptarët mund të udhëtojnë drejt vendeve të BE njësoj si ata që jetojnë brenda BE. Kjo tha Xhaçka është një zhvillim që njeh arritjet e Shqipërisë në luftën kundër COVID.

"Këshilli i Bashkimit Europian ka rekomanduar Shqipërinë në listën e vendeve të cilat mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Tashmë, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian sipas të njëjtit regjim me qytetarët e BE. Një zhvillim shumë i rëndësishëm i cili njeh arritjet e Shqipërisë në luftën kundër COVID-19. Kujdes! Disa prej vendeve të BE mund të kenë protokolle specifike edhe pas këtij rekomandimi", shkruan Xhaçka

Rekomandimi i Këshillit të BE, vjen si rezultat i përmbushjes së kritereve strikte të kontrollit të pandemisë në vend  dhe masave të marra nga qeveria shqiptare për adresimin efektiv të kësaj sfide të përbashkët. MEPJ rithekson rëndësinë e respektimit të masave nga qytetarët shqiptarë, duke nënvizuar se kujdesi duhet të vazhdojë të jetë maksimal edhe gjatë lëvizjes në vendet e BE, të cilat mund të kenë protokolle specifike edhe pas rekomandimit të fundit.


Lajmi kryesor:

Këshilli i Bashkimit Evropian: Të hiqen kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, duke nisur nga sot! Soreca: Lajm i mirë në fillim të sezonit turistik


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh