Shqipëria nënshkruan marrëveshjen me Katarin për rindërtimin e 2 shkollave të dëmtuar nga tërmeti

Një tjetër ndihmë vjen në adresë të Shqipërisë përsa i përket dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj firmosi një marrëveshje granti me Katarin për ndërtimin e dy shkollave dhe kopshtit e çerdhes 42 përmes një investimi 5 mln dollarë.

"Marrëveshja që nënshkruajmë sot konsiston në një kontribut në vlerë 5 mln dollarë nga qeveria e Katarit të destinuara për rindërtimin e 2 shkollave dhe 1 kopshti në Bashkinë e Tiranës. Shkolla 9-vjeçare Lasgush Poradeci dhe asaj 15 shtatorit në Pezë të madhe, çerdhes dhe kopshtit nr.42. Të gjitha shkollat që investohen nga buxheti i shtetit do të mbyllen brenda 31 dhjetorit të këtij viti. Kemi 34 zona të reja për ndërtim ndërkohë që 7 projekte janë në vijim. Programi i granteve për dëmet e lehta dhe të mesme është drejt përfundimit. Presim në fillim të tetorit hapjen e themeleve të ndërtimit të pallateve në zonat e dëmtuara. Ky proces është shembull në kohë. Në emër të qeverisë shqiptare ju falenderoj" - u shpreh Ahmetaj.

Ahmetaj tha se aktualisht janë 290 mln euro grante në projekte specifike të detajuara dhe të negociuara me donatorët.

Në cerenonië e nënshkrimit të marrëveshjes ishte i pranishëm dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv