Shqipëria pa trajner, Reja: Kontrata më përfundoi, tani vendos Duka! (Reagimet e lojtarëve pas Francës)

Shqipëria pa trajner, Reja: Kontrata më përfundoi, tani vendos Duka! (Reagimet e lojtarëve pas Francës)

Edi Reja

Shqipëria është zyrtarisht pa trajner të kombëtares së futbollit. Me përfundimin e ndeshjes së mbrëmshme, që ishte e fundit e eliminatoreve dhe u mbyll me humbje përballë Francës në stadiumin e ri, kuqezinjtë duhet të mendojnë për të ardhmen. Italiani, Edi Reja që udhëhoqi ekipin pa sukses në këto eliminatore për t'u kualifikuar deklaroi mbrëmë se dëshira është për të qëndruar dhe drejtuar kombëtaren shqiptare.

Kundër Andorrës e thamë që ishte ndeshje shumë e dobët dhe fakti që çështja e Europës ishte mbyllur dhe nuk flitej për pikë na bëri të humbnim vëmendje dhe doli e dobët. Me kampionët e botës bëmë lojë të mirë. Kemi bërë mirë dhe me lojtarë të rinj. Doja ta mbyllnim më mirë por nuk ia dolëm dhe më vjen keq.

Me pak më shumë fat mund të merrnim pikë me Turqinë, Islandën. Me Andorrën do të merrnim rezultat pozitiv por kjo skuadër më ka dhënë tërheqje dhe kemi pasur rritje. Kjo është shumë e rëndësishme. Do të flas me presidentin për të ardhmen time pasi kontrata ime përfundon. Kemi bërë një punë të mirë dhe më ka pëlqyer. Do të doja të vazhdoja me kombëtaren shqiptare” përfundoi tekniku italian.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:50
Keidi Bare: Doja të bëja një gol për stadiumin, por përballë kishim klas


Mesfushori Keidi Bare shprehet se dëshira ishte për ta inauguruar stadiumin me gol, por Franca ishte tepër e vështirë për t'u depërtuar. “Pësuam dy gola të evitueshëm dhe bie morali por në të dytën mendoj se nuk na rrezikuan shumë. Kishim raste për të shënuar por ky ishte rezultati dhe janë Franca ka shumë kualitet.

Më i miri në fushë? Dua të them se ekipi i tyre të vinte në vështirësi sepse janë lojtarë klasi. I gjithë ekipi na vuri në vështirësi. Të them të drejtën mendoja që për të inauguruar këtë stadium me një gol por nuk ia dola dhe shpresoj të shënoj në vijim".

Ora 07:46
Humbën kundër Francës, Hysaj: Ne po rritemi akoma, ata janë çuna me famë botërore


Pavarësisht humbjes në ndeshjen inauguruese kundër Francës, Hysaj shpreh shprese te kjo kombëtare. “Po të rezistonim dhe pak, do bënim më mirë si në pjesën e dytë. Ato dy raste, ndikuan në humbjen e ekipit. Besoj se jemi një ekip i mirë dhe po rritemi. Treguam që jemi një ekip që mund të luftojmë me të gjithë, që të sistemojmë problemet e fillimit. Franca nuk na trembi, por është kënaqësi të luash ndaj këtyre çunave me famë botërore”.

Ora 07:45
Balaj tregon problemin e kombëtares përballë Francës që humbën

1574059588_balaj.jpg
Sulmuesi kuqezi Bekim Balaj u shpreh i zhgënjyer që nuk e nisën me këmbën e mbarë inaugurimin e stadiumit të ri kombëtar përballë Francës. “Ishte ndeshje tjetër me motivim tjetër. Stadium i ri dhe me mbështetje por për fat të keq nuk morëm dot rezultat tjetër për të kënaqur tifozët por përballë kishim Francën. Shpresoj të luajmë mirë në të tjera ndeshje. Duhet të perfeksionohemi sepse ky ekip është në rritje. Duhet më shumë pjekuri dhe vetëbesim dhe rezultate më të mira. Franca mbrojtje shumë e fortë por jo e pamundur. Kishim shumë faulle dhe korne dhe ndoshta me pak kujdes do të përfitonim” tha ai për Supersport.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sam: 18/11/2019 16:26

    Edi Reja,mendoj se eshte shume i pershtateshem per ne ekipin drejtues te kombetares shqipetare; por jam i bindur se traineri kryesor duhet te jete nje ish futbollist dhe trainer i kualifikuar shqiptar.Po keshtu presidenti i FShF nuk duhet te vendose vete per vendime qe kerkojne kolegjalitetin e ish futbollisteve dhe trainereve te perfaqesuar nga nje perfaqesi.

    Përgjigju
  • Petrit: 18/11/2019 08:13

    Rrituni,,rrituni,,,por avash avash.sepse kur te rriteni Ju,sport boteror do te jete ping-pongu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH