Shqipëria premton në NATO mund të mirëpresim edhe 2000 afganë, Ministria e Mbrojtjes: FA angazhohen për sigurinë e kampit ku janë strehuar refugjatët në Kosovë

Mbledhja në Bruksel

Mbrojtja e vendeve të NATO-s dhe lufta kundër terrorizmit në Afganistan dhe Irak ishin temat kryesore të ditës së parë të takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Aleancës që po zhvillohet në Bruksel, ku po merr pjesë edhe ministri Niko Peleshi.

Ministrat diskutuan mbi forcimin dhe modernizimin e Strukturës së Forcave të NATO-s, me qëllim përgatitjen e vendimeve që udhëheqësit e NATO-s që do të marrin në Samitin e Madridit më 29-30 qershor 2022.

Ministri Peleshi nënvizoi rëndësinë e kontrollit politik mbi gjithë Procesin e Implementimit të Parandalimit ndaj rreziqeve dhe Mbrojtjes së zonës Euro-Atlantike dhe në veçanti, rritjen e ndërgjegjësimit të Aleancës për sa i përket Drejtimit Strategjik të Jugut, me fokus në Ballkanin Perëndimor.

Më tej, zoti Peleshi ripërsëriti vendosmërinë e vendit tonë për zbatimin e zotimeve të marra në Samitin e Uellsit në vitin 2014, që konsistojnë në arritjen e nivelit 2 % të buxhetit të mbrojtjes dhe 20 % të këtij buxheti në investime, deri në vitin 2024.

Sa i përket Afganistanit, ministrat diskutuan se si mund të shfrytëzohen arritjet e Aleancës në këtë vend, si dhe hapat që duhet të ndiqen që vendi të mos bëhet përsëri një strehë e sigurt për grupet terroriste.

Në fjalën e tij, z. Peleshi vlerësoi kontributin e vendit tonë në këtë misionin e NATO-s në Afganistan duke theksuar se edhe pse vend i vogël, Shqipëria ka dhënë kontribute të mëdha atje, çka është vlerësuar në vazhdimësi nga udhëheqja politiko-ushtarake e Aleancës.

Ministri Peleshi përmendi edhe kontributin aktual që Shqipëria po jep për të ndihmuar refugjatët afganë.

“Aktualisht vendi ynë ka pranuar rreth 2000 qytetarë afganë dhe zotimi i Qeverisë shqiptare është të mirëpresë rreth 4000 të tillë. Për më tepër, vetëm pak javë më parë, Forcat tona të Armatosura, dislokuan një kompani të Policisë Ushtarake të cilët do të japin kontributin e tyre për ruajtjen dhe sigurinë e kampit “Bechtel” në afërsi të Ferizajt, ku janë akomoduar refugjatët afganë të strehuar në Kosovë.”- u shpreh ai.

Në përfundim të ditës së parë të këtij takimi, ministrat firmosën “Letrën e Qëllimit”, nëpërmjet së cilës vendet anëtare zotohen të bashkëpunojnë mbi zhvillimin e menaxhimin e zbulimit të agjentëve kimikë, biologjikë e radiologjikë, si dhe identifikimin e kapaciteteve, por njëkohësisht edhe për sigurimin e pajisjeve mbrojtëse kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni:



×

Lajmi i fundit

John

Ambasadat në Kosovë paralajmërojnë stafin: Evitoni turmat dhe qendrat tregtare, ka rrezik për një sulm