Ministeriali/ 'Shqipëria raporton vitin në krye të OSBE', Rama: Jemi në krizë, të lëmë pas krahësh mendësinë e luftës së ftohtë (VIDEO)

TIRANË- Në ministerialin e OSBE, në cilësinë e kryetarit të radhës, Kryeministri Edi Rama tha se organizata është në krizë dhe në përkeqësim pasi është harruar vizioni për të cilin është krijuar për paqe e demokraci. Duke iu referuar konflikteve në Bjellorusi e Ukrainë, Rama kërkoi bashkëpunim dhe të lihet pas krahëve mendësia e luftës së fohtë.

Në fjalën e tij gjatë ministerialit të OSBE-së i cili u zhvillua online për shkak të situatës së pandemisë, Rama tha se krizat që kanë përfshirë globin nuk e kanë bashkuar OSBE-në drejt gjetjes së një zgjidhje, por përkundrazi, i kanë ndarë.

Duke folur për bashkëpunimin e munguar mes vendeve anëtare të OSBE-së, kreu i qeverisë mori si shembull konfliktin që ka përfshirë Bjellorusinë. Ai tha se OSBE ishte instrumenti i fundit i ndërmjetësimit të këtij konflikti ku bën thirrje për angazhim më të madh të vendeve anëtare. " na duhet të përqendrohemi në fuqizimin e OSBE", shtoi Rama, me qëllimin e përbashkët për ta bërë organizatë të fortë për të ndihmuar vendet anëtare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:10
Konflikti në Bjellorusi, Rama: Duhet të lëmë pas qëndrimin e luftës së ftohtë, OSBE instrument i fundit ndërmjetësimi

1606987612_Screenshot8.jpg

Duke folur për bashkëpunimin e munguar mes vendeve anëtare të OSBE-së, Rama mori si shembull konfliktin që ka përfshirë Bjellorusinë.

Ai tha se OSBE ishte instrumenti i fundit i ndërmjetësimit të këtij konflikti ku bën thirrje për angazhim më të madh të vendeve anëtare.

"Shihni se çfarë ka ndodhur në Bjellorusi dhe se si krejt papritur OSBE mbeti i instrument i fundit ku strukturat e tjera u dukën të padoboishme. Është e trishtueshme se çfarë ndodh jashtë BE-së, ngre pengesa mes vendeve të BE-së. Nuk mund të vazhdojë kështu pafundësisht. Organizata jonë nuk mund të punojë nëse nuk lëmë pas qëndrimin e luftës së ftohtë dhe nuk lihet pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Në asnjë hapësirë tjetër përveç hapësirës së OSBE-së mund të diskutohet. Në asnjë organizatë tjetër si kjo nuk mund të përballet me sfidën e bashkimit të dy botëve në kundërshti. Kriza e pandemisë ka prekur të gjithë aspektet e jetës sonë. Ndërkohë që ne përqëndrohemi në pasojat ekonomike, ne duhet të kuptojmë ndikimin mbi sigurinë tonë.

E dimë të gjithë që kemi përballë një dimër të vështirë. Është bërë një përparim i caktuar. Mbetet një situatë e papranueshme duke pasur parasysh angazhimet tona. Marrëveshjet e Minskut, 7 vjet më pas jetë vazhdojnë të humbasin. Në vizitën time si kryetar i radhës së OSBE-së pashë se si konflikti kishte prekur popullsinë. Shkelje të armëpushimit në terren, viktima nga shpërthimi i minave. Situata shqetësuese. për të ardhur keq që palët nuk kanë arritur të bëjnë përparime të tjera në kuadër të marrëveshjes së Minskut. Largimi nga marrëveshjet e Minskut nuk është zgjidhja”, tha Rama ndër të tjera.

Gjithashtu Rama nuk la pa përmendur dhe ndihmën që Shqipëria i ofroi Bjellorusisë për ndërmjetësimin e konflikteve por që nuk ka marrë një përgjigje nga presidenti Lukashenko.

"Nuk mund të lëmë pa përmendur dhe luftën në Nagorno Karabak. Fatmirësisht këto luftime kanë pushuar. Ky vit na ka bërë të shohim zhvillime të tjera që na kanë sjellë vështirësi. Gjatë 4 muajve të shkuar sa i takon të shkeljes së drejtave të njeriut përsa i përket luftimeve në Bjellorusi. Ne ofruam ndihmën tonë për të ndërmjetësuar një zgjidhje por që fatkeqësisht na u refuzua. Sërish dua të theksoj atë mesazh të rëndësishëm, OSBE mbeti stacioni i fundit. Kjo tregon se në këtë hapësirë të madhe të OSBE-së, na duhet të përqëndrohemi në fuqizimin e OSBE-së dhe për ta bërë këtë organizatë për të ndihmuar vendet anëtare" - tha Rama

Ora 10:48
Rama në kryesinë e OSBE-së: Jemi në krizë, kemi dështuar në trajtimin e dobësive tona (VIDEO-Fjala e plotë)

Kryeministri Rama në cilësinë e kreut të OSBE-së, foli për arritjet e kësaj organizate gjatë 1 viti në kryesimin e Shqipërisë.

Ai thotë se krizat që kanë përfshirë globin nuk e kanë bashkuar OSBE-në drejt gjetjes së një zgjidhje por përkundrazi, i kanë ndarë.

"Shqipëria mori kryesinë e OSBE në janar të gjithë folën për një organizatë në vështirësi. Duke u ulur këtu tani unë vetëm të konfirmoj se atë që paradhësit e mi kanë ndjerë. Ne jemi në krizë. Në një krizë në përkeqësim. Kjo nuk është një situatë që i është shkaktuar organizatës nga ajo nga struktura apo njerëzit e saj. Ta shohim në sy kjo gjendje është krijuar nga 57 vendet anëtare të OSBE. Supozohet që të kishim një vizion të përbashkët për një Europë demokratike të paqtë e të përbashkuar. Ky vision po largohet prej nesh sepse parimet tona nuk respoektohen se angazhimet tona nuk respektkoeht. Sepose divergjencat tona po rriten. Sepse përballja zgjidhet mbi bashkëbisedimit sepse përçarja zgjidhet përmbi bashkëpunimin.  Kjo situatë duhet të na shqetësojë të gjithëve. Duhet të mbajmë parasysh edhe  botën përtej OSBE. Një botë që jemi të shqetësuar për të ruajtur interesat sona. Duhet të jemi të bashkuar. Jamë i shqetësuar nga kriza e bashkëpunimit . Kemi dështuar të trajtojmë dobësitë dhe të përmirësojmë veten tonë apo të trajtojmë krizat nga terrorizmi ndryshimi i klimës apo të drejtat e njerit. I bëj thirrje për një bashkëpunim po kanë rënë në vesh të shrudhët. O e keni përzemër këtë oprganzatë ose jo. Ose doni të zgjidhni konflikte ose jo. Opse doni  media të lirë ose jo. Organizata jonë është kaq e fortë sa vullneti për ti zbatuar këto angazhime. Nëse mungon vullneti siç sot është e vështirë të dalim nga krizat.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Serbia ndalon një kosovar nën dyshime për krime lufte

Serbia ndalon një kosovar nën dyshime për krime lufte