‘Shqipëria shtet artificial, arkeologët e shkruanin historinë raki pas rakije’, Merxhani për deklaratat e ‘hidhura’ të Hodges: ‘Butrinti’ në gjykatë

Specialisti i trashëgimisë kulturore Kreshnik Merxhani flet për “Report tv” lidhur me leksionet e hidhura të arkeologut britanik Hodges për Butrintin, Shqipërinë si shtet artificial e kolegët që pijnë alkol. Ai cek disa nga problematikat kryesore të Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit, ku cedon sipas tij AADF dhe Ministria e Kulturës në premtimet e dhëna. Rasti, siç thekson,  duhet çuar në gjykatë.

 “Butrinti ndodhet këtu, ndërsa Shqipëria është kjo. Është një shtet artificial i krijuar pa pasur asnjë shqiptar prezent në 2013-ën nga fuqitë e mëdha”

Ai që referon përmes këtyre fjalëve është arkeologu britanik Richard Hodges, i përzgjedhur, sot anëtar i pavarur i bordit të Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit . Së paku në kanalin Youtube këto video qëndrojnë prej një dekade. Bëhet fjalë për një seri leksionesh që ai mban në Universitetin e Sienës, Universitetin Amerikan të Romës ku është president etj.

“Për gërmimet arkeologët shqiptarë kishin një model tjetër, ata shkonin në vend linin atje punëtorët e iknin pinin gjithë ditën raki pas rakije dhe pastaj bënin historinë...”,  thotë arkeologu në një tjetër leksion, duke treguar se sa të vështirë e ka pasur të punonte me arkeologët shqiptarë dhe tu ofronte atyre një vizion të ri, ndryshe nga ideologjitë e para viteve ’90.

Ish-profesor e drejtor i Institutit të Arkeologjisë Botërore në Universitetin e Anglisë Lindore, autor i një sërë veprash studimore, ku bën pjesë edhe Butrinti, fjalët e tij kanë peshë... edhe për eksperiencën nga viti ’93 në 2012-ën  si kërkues shkencor e përfaqësues i Fondacionit të Butrintit... Sot ai ka rol kyç në menaxhimin e Butrintit, ndaj specialistët, Forumi për Trashëgiminë dhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike kanë kërkuar që institucionet të reagojnë për këto deklarata.

“Në momentin që përdor një gjuhë të tillë në leksione, për të denigruar në mënyrë përgjithësuese punën e  gjithë arkeologjisë së një shteti, të një vendi, kjo më e pakta është jo profesionale. Aq më pak humaniste, duke pasur edhe parasysh kontekstin e Shqipërisë së fillimviteve ‘90”, thotë specialisti i trashëgimisë kulturore Kreshnik Merxhani.

Hodges është i vetmi ekspert i fushës në Bordin e Fondacionit, ndërsa Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit sipas specialistit të trashëgimisë kulturore Kreshnik Merxhani, nuk krijon besueshmëri, për faktin se nuk ka një model të tillë precedent suksesi.

“Përpos kësaj, nga të gjitha ndërhyrjet që ka bërë AADF-ja, nuk ka asnjë, as gjysmë artikulli shkencor, për të gjitha këto ‘pazaret që ka bërë’. Nëse e ka një të tillë le ta publikoj e ta lexojmë”, shton Merxhani.

Monitorimi i premtuar i menaxhimit nga Ministria e Kulturës, në një kohë që i jep në marrëveshje liri veprimi Fondacionit, sipas Merxhanit nuk do të jetë efektiv.

“Asnjë gjë s’ka për të ndodhur nga këto përsa kohë je i varur financiarisht dhe nuk je profesionalisht i aftë. Sepse shteti shqiptar këtë duhet të kishte bërë, të kishte krijuar pavarësi”, thotë specialisti.

Më shqetësuese për të, si edhe për të tjerë ekspertë është pika 7.1 që i njeh Fondacionit ndër të tjera të drejtën për posedim të Butrintit.

“ Do ta mbështesja një iniciativë e cila e çon çështjen në gjykatë, edhe në gjykatën ndërkombëtare pasi shkelet Konventa e Parisit. Kjo sepse preken aspekte me marrëdhënien dhe rolin që duhet të ketë shteti në lidhje me ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”, shprehet ai.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erioni: 08/08/2022 12:02

    Ky arkeologu i pagabueshem dhe i gjithe-ditur anglez me emer myslyman i pagezuar grek ortodokse duket qe nuk i pelqen rakia por Metaxa gjersa nxjerr kaq brockulla. Duket sikur ka shpikur boten. Vuan nga sindromi post-alkolizen dhe marres drogash . Duhet ti behet expertise mendore para se to jepet ne dore nje pune me rendesi. Gjykata duhet te analizoje edhe kete aspect.

    Përgjigju
  • shqipe: 06/08/2022 02:21

    Aty ka pase te drejte qe historianet tone e kane shkruar dhe e shkruajne historin tone tu pi raki.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Autogoli - Gazetari i RAI pranon gabimin: Publikon përgjigjet e Agaçit tre ditë pas emisionit ku pretendonte se ai nuk ishte përgjigjur

Autogoli - Gazetari i RAI pranon gabimin: Publikon përgjigjet e Agaçit tre ditë pas emisionit ku pretendonte se ai nuk ishte përgjigjur