Shqipëria s’ka nevojë të sakrifikojë fëmijët e askujt, dhe as Ilir Meta nuk bëhet dot Bac

Shqipëria s’ka nevojë të sakrifikojë fëmijët e askujt, dhe as Ilir Meta nuk bëhet dot Bac

Presidenti Ilir Meta dhe Adem Jashari

Ai është heroi i parë i Kosovës. Kur ai lindi, i ati e mbuloi djepin e tij me flamurin kuq e zi dhe sipas zakonit shtiu me breshëri në ajër. Ai vdiq në të njëjtën mënyrë… Ai është rezistenca epike, liria, simboli i luftës për atdhe.  Ai është shumëçka për të madh e të vogël në Kosovë.

Adem Jashari ra dëshmor në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt (këtu e 23 vjet më parë) në një përballje të përgjakshme për tre ditë rresht me ushtrinë serbe.

Ai humbi jetën bashkë me 56 anëtarë të familjes Jashari, përfshi gra, fëmijë dhe pleq. Shpëtoi vetëm mbesa e tij, Besarta, atë botë 10 vjeç

Eshtrat e tij bashkë me të familjes prehen po aty. Çdo vit përkujtimor ndizen pishtarë në secilën prej varreve. Ai është vendi “ku falen” politikane të gjithë ngjyrave dhe qëndrimeve nga e gjithë hapësira shqiptare.

Aty të gjithë bëhen një. Një pakt i heshtur që duhet respektuar deri në botën e përtejme. Sepse e tille ishte figura e tij dhe po ashtu edhe vdekja…

Deri 24 orë më parë, kur Ilir Meta hoqi një paralele me të.

“Po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë”, tha Meta, “edhe fëmijët e mi le të shuhen si të Adem Jasharit”.

Askush deri me sot nuk kish hequr një paralele të tillë.

Sepse askush nuk ka historinë e Adem Jasharit. Ilir Meta nuk lindi si Adem Jashari, nuk u rrit i pushtuar e as nuk rroku armët për liri.

Ilir Meta është djali i një babai dhe një nëne të thjeshtë, skraparllinj, si shumë të tjerë. Ilir Meta nuk provoi as dhunën, as thundrën.

Ilir Meta, ndryshe nga Jashari, u shkollua dhe pat fatin të bëhej pjesë e lëvizjeve asfare të përgjakshme për pluralizmin e parë në vend.

Ilir Meta ka marrë gjithçka nga ky vend.

Një njeri me dy anë të medaljes, nën paranojën se mund të defaktorizohet, Meta bëri thirrjen e pazakontë dhe hoqi paralelen më të pamundur.

Askush në këtë vend nuk ka nevojë e nuk po i kërkon të sakrifikojë fëmijët e vet dhe për askënd. Përkundrazi, edhe fëmijët i tij, të arsimuar si pak kush në shkolla të shtrenjta jashtë vendit, i duhen Shqipërisë.

Nëse “dhimbja” e Ilir Metës është kaq e madhe për shtetin, demokracinë dhe vetë vendin, atëherë le të “dorëzohet” vetë ai i pari, pa armë e luftë. Të hapë rrugë si një prej protagonistëve kryesor (në mos më kryesori) këto 30 vjet të jetës politikë shqiptare për këtë derexhe politikë, mendësi e shtet që jemi sot.

Ilir Meta nuk ka nevojë as të flijohet e as të mbyllet në ndonjë “kullë” me armë në dorë bashkë me fëmijët e Monikën. Ndaj kujt?. Ndaj shqiptarëve të tjerë përballë tij që nuk e votojnë

Ai nuk është Adem Jashari i një jete tjetër, kohë tjetër, historie tjetër, ideali tjetër, sakrifice tjetër, simboli tjetër, rezistence tjetër, pra e gjithçkaje tjetër përballe një armiku të gjallë…

Ai sot është vetëm Ilir Meta…përballë vetes./ Gazeta Si

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Avni Rustemi: 14/04/2021 17:32

    mos u mirrni me kete karte de djegun.Se shpejti ky doc derri duhet tu vihen prangat per "bemat "e tij kunder Atdheut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’