Shqipëria 'Toka e premtuar' për trampolinë për arabët! Goditet një tjetër grup në Tiranë, kapet palestinezi që sillte emigrantët nga lindja (Skema)

TIRANË- Goditet një tjetër rast i trafikut të emigrantëve nga vendet e lindjes në Shqipëri, kundrejt fitimit në kuadër të operacionit “Toka e premtuar”. Dy persona janë ndaluar dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kompjutera, 2 celularë, disa leje qëndrimi të emigrantëve, fatura bankare dhe mandate tërheqjeje shumash monetare nga agjencitë e transfertave të parave. Të ndaluarit janë S. Y. 41 vjeç nga Palestina dhe S. C. 41 vjeçe.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet kompanive konsulente, bënin të mundur ardhjen në Shqipëri në mënyrë të organizuar, të personave dhe grupeve të personave, kryesisht me origjinë nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës veriore.

Por cila ishte skema? Emigrantët e këtyre vendeve vinin në Shqipëri përmes bizneseve fiktive, pa veprimtari financiare dhe arrinin të përfitonin leje qëndrimi në vendin tonë. Por qëllimi ishte përdorimi i vendit tonë si trampolinë për në BE.

Ndërkohë që në Vlorë është goditur një tjetër rast trafiku ku janë arrestuar Ramadan Bogaj dhe Albin Bogiqi 24 vjeç dhe 25 vjeç, të dy me banim në Drenicë, Kosovë. Ata u kapën nga policia në zonën e "Plazhit të Vjetër" Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin po tentonin të ndihmonin dy marokenë për t’i futur në mënyrë ilegale në Pikën e Kalimit Kufitar Vlorë, me qëllim kalimin e tyre drejt Italisë. 

Për po për akuzë dje u ndalua në Vlorë, Petrit Pashaj që strehoi në një objekt 3-katësh, 21 klandestinë egjiptianë. Pak ditë më parë si të implikuar në trafikun e arabëve u ndaluan drejtuesja e bashkë me zyrtarët e Kufirit dhe Migracionit Tiranë (lexo ketu).

  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të humbasin vitin akademik?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Studentët në Shkodër nuk lejohen të futen pa vaksinë, Rektorja Golemi: Sot do shohim sa janë pavaksinuar dhe vendosim si do veprojmë! Nuk mund të digjet viti akademik