Shqipëria vend me rrezik të lartë për shkak të COVID-19, Gjermania bën të detyrueshëm testin për kalimin e kufirit nga 24 janari

Shqipëria vend me rrezik të lartë për shkak të COVID-19, Gjermania bën të detyrueshëm testin për kalimin e kufirit nga 24 janari

Foto udhëtari

Ambasada gjermane përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka lajmëruar se nga data 24 janar 2021, të gjithë personat qe do të duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë, do të bëjnë testim të detyruar ndaj Covid-19.

Në postim është shkruar se qeveria Federale ka klasifikuar sot 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Covid-19, këtu bën pjesë edhe Shqipëria.

“Personat mbi gjashtë vjeç që udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe që në dhjetë ditët e fundit përpara hyrjes në Gjermani kanë qëndruar në një zonë me incidencë të lartë (p.sh. në Shqipëri) duhet që në momentin e hyrjes në Gjermani të kenë me vete dokumentin që provon testimin negativ nga infeksioni me koronavirus.”, është shkruar.

Një tjetër element I rëndësishëm I cili është theksuar në postim është fakti që testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 48 orë përpara hyrjes në Gjermani.

Më datë 19 janar Gjermani ka zgjatur kufizimet për shkak të pandemisë COVID, dhe do të qëndrojë e mbyllur deri më 14 shkurt, ndërsa ka bërë të detyrueshme edhe në ambiente publike mbajtjen e maskës.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari që drejton kartelin e drogës Kolumbi-Ekuador-BE, nën hetim për pastrimin e 31 milionë dollarëve

Shqiptari që drejton kartelin e drogës Kolumbi-Ekuador-BE, nën hetim për pastrimin e 31 milionë dollarëve