Abrashi vulos fitoren, Shqipëria rrëmben tre pikë përballë Andorrës (VIDEO)

Shqipëria ka marrë tre pikët e parë në eliminatoret e Europianit pasi ka mposhtur me rezultatin 0-3 Andorën në transfertë. Kuqezinjtë të cilët në këtë ndeshje drejtoheshin për herë të parë nga Ervin Bulku arritën të zhbllokin rezultatin që në minutën e 21 nga Armando Sadiku.

Sulmuesi elbasanas përfitoi nga dalja e gabuar e portierit kundërshtar për të dërguar topin në rrjetë. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës zëvendësimet e Bulkut rezultuan të frytshme pasi sollën edhe dy gola të tjerë.

Ishte Balaj fillimisht që dërgoi shifrat në 0-2, ndërsa në minutën e 96 Armir Abrashi realizoi edhe të tretin duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar në të njëjtën kohë. Në fund një fitore shumë e rëndësishme që jo vetëm sjellë tre pikët e para, por edhe përmirëson disi situatën brenda ekipit.

Vetëm tre ditë më parë kuqezinjtë u mposhtën me shifrat 0-2 nga Turiq, një rezultat I cili solli edhe shkarkimin e trajnerit Christian Panucci.

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji, Xhaka, Kaçe, Basha, Uzuni, Grezda, Sadiku. 

Trajner: Ervin Bulku

Andorra: Gomes, Rubio, Lovera, Lima, San Nikolas, Rodrigez, Rebes, Vales, Klemente, Martinez, Vieira. 

Trajner: Koldo Alvarez.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 25/03/2019 22:44

    Urime kombetares per fitoren ,por kjo eshte dhe nje pergjigje e duhur per Duken. Traineret shqiptar Bulku dhe Mena menaxhuan shkekqyeshem ndeshjen jasht dhe tregojne se te huajt nuk kane vend per ne kombetare .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Minnesota mund Phoenix, fitojnë Dallas dhe Indiana

NBA/ Minnesota mund Phoenix, fitojnë Dallas dhe Indiana