Shqipëria 'zgjohet' me shi/ Përmbyten banesat në ish Kënetë dhe disa rrugë në Durrës! Lumi Ishëm del nga shtrati duke rrezikuar disa fshatra! Bien gurët në Kukës, pa drita disa zona

Gjatë natës pothuajse në të gjithë vendin ka rënë shi, duke shkaktuar mbushjen të rrugëve me ujë.

Si pasojë e reshjeve të dendura në rrethin e Fushë Krujës është rritur ndjeshëm niveli i lumit Ishëm duke rrezikuar seriozisht permbytje në fshatrat e zonës se Bilait ku përfshihen fshatrat Murqine, Mallkuc, Bilaj dhe Mazhe. Në fshatin Murqine ky lumë ka dalë nga shtrati aktualisht duke përmbytur disa hektare tokë bujqësore.

Report Tv mëson se fatmirësisht nga reshjet e shiut nuk ka pasur probleme serioze në  qytetet e tjera të vendit dhe të gjitha akset janë të kalueshme ditën e sotme, ndonëse disa prej tyre me vështirësi. Më problematike situata është në Durrës, ku akset rrugore që lidhen tek stadiumi "Niko Dovana" janë përmbytur që gjatë natës dhe vijon që situata të jetë kritike.

Në Durrës janë përmbytur edhe disa shtëpi në zonën e ish kënetës, ku uji ka ardhur deri në hyrjen e  banesave të tyre private. Denoncimi është bërë nga një qytetarë Petrit Kola në Report Tv, i cili shkruan se "janë përmbytur dhe nuk kanë si të dalin jashtë banesës. Ndërsa për ndihmë nuk u është përgjigjur ende asnjëri". Madje banori ka dalë në rrugë në këmbë duke ecur në ujërat që i arrijnë deri te gjuri

Petrit Kola në një lidhje për Report Tv tha se kjo situatë është e përsëritur sa herë që bie shi, ndërsa të përmbytura në këtë zonë janë rreth 10 familje, ku uji ka pushtuar banesat e tyre. Ai i bën thirrje shteti të zgjidhë sa më shpejtë këtë situatë dhe të krijojnë kanalizimet e duhura në zonën e ish kënetës.

"Jemi rreth 10 familje të përmbytura në zonën e ish kënetës dhe kjo situatë është e përsëritur sa herë që bie shi. Bëj thirrje të hapin sa më shpejtë tubacionet që të kalojë uji, kam 22 vite në Durrës që paguaj taksa dhe shteti të vijë të më përgjigjet, të krijojë kanalizimet", tha qytetari

Edhe në Kukës, reshjet e shiut kanë sjellë sërish rënie gurësh në rrugët e qarkut duke vështirësuar qarkullimin. Prefektura Kukës në njoftimin e saj zyrtar thotë se si rezultat i kushteve të motit në bashkitë e Qarkut Kukës situata aktualisht është e qetë dhe nuk ka emergjencë.

"Rrugët nacionale janë të qarkullushme normalisht,  ka patur rënje inertesh në segmente të ndryshme, por firmat kontraktore po punojnë për mbajtjen në gatishmëri të tyre. Rrugët bashkiake janë të qarkullushme normal”, thuhet në njoftimin e Prefekturës Kukës.

Ndërkaq reshjet e shiut gjatë natës së shkuar kanë shkaktuar mungesë të energjisë në disa fshatra të Bashkisë. Sipas prefekturës, defekte ka patur në linjën Zapod-Shishtavec dhe në linjën e furnizimit të fshatit Vilë të Njësisë Adminstrative Bushtricë. "Nga OSHEE është punuar për eleminimin e difekteve dhe aktualisht furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës”, thuhet më tej në njoftimin e Prefekturës Kukës. 

Në Elbasan i vetmi problem është mungesa e energjisë elektrike në Renjë të Librazhdit dhe Rrase të Belshit. Në Korçë shiu a qenë me intensitet mesatar ku sasia e rreshjeve ka qenë rreth 74 mm. Nga informacionet e dërguara nga strukturat përgjegjese, situata aktuale në të gjithë territorin është e mirë.

Me përjashtim të disa problemeve që janë shkaktuar në ndërprerjen e energjisë elektrike në disa fshatra te njësia administrative Pojan, zi Zemblak, Burimas, Zvezde te cilat kanë marrë energji rreth orës 01:30. Aktualisht pa energji janë edhe disa fshatra te njësisë administrative Lekas, ku nga OSHEE janë nxjerrë grupet e punës në terren për eleminimin e defekteve.

VIDEO/ Përmbytjet në Durrës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:18
Durrës/Përmbyten banesat në zonën e ish Kënetës, denoncimi i qytetarit: Nuk dalim dot nga shtëpia, s'na është përgjigjur ende askush për ndihmë

Reshjet e shiut që kanë vijuar që prej ditës së djeshme nuk kanë ndalur as sot duke shfaqur probleme në disa zona. Më problematike situata është në Durrës, ku akset rrugore që lidhen tek stadiumi "Niko Dovana" janë përmbytur që gjatë natës dhe vijon që situata të jetë problematike.

Në Durrës janë përmbytur edhe disa shtëpi në zonën e ish kënetës, ku uji ka ardhur deri në hyrjen e  banesave të tyre private. Denoncimi është bërë nga një qytetarë Petrit Kola në Report Tv, i cili shkruan se "janë përmbytur dhe nuk kanë si të dalin jashtë banesës. Ndërsa për ndihmë nuk u është përgjigjur ende asnjëri". Madje banori ka dalë në rrugë në këmbë duke ecur në ujërat që i arrijnë deri te gjuri

Petrit Kola në një lidhje për Report Tv tha se kjo situatë është e përsëritur sa herë që bie shi, ndërsa të përmbytura në këtë zonë janë rreth 10 familje, ku uji ka pushtuar banesat e tyre. Ai i bën thirrje shteti të zgjidhë sa më shpejtë këtë situatë dhe të krijojnë kanalizimet e duhura në zonën e ish kënetës.

"Jemi rreth 10 familje të përmbytura në zonën e ish kënetës dhe kjo situatë është e përsëritur sa herë që bie shi. Bëj thirrje të hapin sa më shpejtë tubacionet që të kalojë uji, kam 22 vite në Durrës që paguaj taksa dhe shteti të vijë të më përgjigjet, të krijojë kanalizimet", tha qytetari

Ora 10:50
Përmbytje në Durrës, situata problematike në disa rrugë të qytetit

Edhe në qytetin e Durrësit, situata paraqitet problematike ku shirat nuk kanë pushuar që nga dita e djeshme. Rrugët janë mbushur me ujë, ndërsa situata paraqitet problematike vetëm në dy akset rrugore që lidhen me kryqëzimin te stadiumi i futbollit 'Niko Dovana'.

Ndërsa në akset e tjera qarkullimi i mjeteve vijon pa probleme edhe pse ka prezencë të ujit.

Ora 09:47
Rreshjet masive të shiut/ Ngrihet ndjeshëm niveli i lumit Ishëm dhe del nga shtrati! Rrezikojnë të përmbyten disa fshatra

Si pasojë e reshjeve të dendura që kanë filluar që ditën e djeshme në rrethin e Fushë Krujës është rritur ndjeshëm niveli i lumit Ishëm duke rrezikuar seriozisht permbytje në fshatrat e zonës së  Bilait ku përfshihen fshatrat Murqine, Mallkuc, Bilaj dhe Mazhe.

Niveli po fillon të rritet dhe në fshatin Murqine ky lumë ka dalë nga shtrati aktualisht duke përmbytur disa hektare tokë bujqësore si dhe ka përmbytur rrugën që lidh lagjen fundore te këtij fshati me pjesën tjetër të vendit.

Nëse shiu do vijojë te bjerë me këtë intensitet situata do të agravojë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/10/2020 00:51

    Ore /DURRESI/,pse e shan Librazhdin,une nuk jam nga Librazhdi,por prinderit e mi kane punuar e jetuar 24 vjet ne kete rreth dhe une qe jetoja te gjyshja ne Tirane shkoja shpesh atje per pushime,sidomos ne dimer, e sa per dijeni,Librazhdi nuk eshte permbytur asnjehere se eshte zone kodrinore-malore dhe nuk ka vuajtur per uje .Durresi eshte fushe dhe permbytet gjithemone,dhe perhere ka vuajtur nga mungesa e ujit qe ne kohen e Enverit e jo me tani qe po e po.Sa per ndertimet ne kenete,fajin e kane vete banoret qe i ndertuan dhe shteti qe i lejoi dhe ua legalizoi.

    Përgjigju
  • Tironci: 13/10/2020 16:12

    Ne kohen e xhaxhit aty ishte kenete dhe nuk kishte shanc qe te boheshin pallate!por erdhi koha e Sali krimit qe ju e zaptuat gjith kneten dhe ja rezultati kur ndertohet ne nje vend te gabuar,qe ju te zdrypurit nga malet me ndimen e kriminelit Sali! e zaptuat pa te drejte dhe ja rezultati permbytja o zoti me pseudonimin Durres.

    Përgjigju
  • Durres: 13/10/2020 13:42

    Ta gzoni Rilindjen ne Durres qe na nderton Veliera betoni, ngushton rruget, eliminon parkingjet, prish ato pak vende te lira publike per ti bo pallate dhe vendos ne krye tbashkise nji palo arkitekte qe eshte ofendim per degen e arkitektures. Ne 15 vitet e fundit nuk osht bo qofte dhe nji investim i vetem per ato pikat problematike ku gjithmone permbyten qofte dhe me nji shi 5minutsh. Qyteti i dyte ne republike ku investimet publike per infrastrukturen jane thuajse zerro, dhe eshte turp ta klasifikosh qytet bregdetar turistik se ne tvertete ngjan si mamurrasi apo librazhdi. Pergjegjshmeria e pushtetit lokal zero, e atij qendror zero. Gjithcka e kthyer ne anarki nga ato qe na drejtojne sepse nuk kane vendosur qofte dhe nji here tvetme dicka per tmiren komunitare. Permbytje cdo vit dhe vazhdohet me indiferencen e organeve qe duhet te na qeverisin se fundja spo na bejne ndonji nder, thjesht duhet te bejne punen per te cilen paguhen dhe tvejne ne perdorim taksat qe ne si durrsake paguajme. Turp per kryebashkiaken e komanduar qe kemi sepse eshte thjesht marionete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi