'Shqiponjat' urdhër mjetit të ndalojë, të rinjtë s'binden por gjuajnë me sende të forta! Pamjet e sulmit mbi makinën e policisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku disa persona kanë sulmuar me sende të forta makinë e policisë të skuadrës "Shqiponjat".

Policia i kishte bërë shenjë për të ndaluar dhe kontrolluar, por mjeti nuk i është bindur urdhrit duke ikur. Kjo ka bërë që 'Shqiponjat" ta ndjekin nga pas, por që kanë hasur sërish me rezistencën e personave në makinë duke i goditur ato me mjetë të forta dhe thyer xhamin e përparmë të makinës së policisë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen '28 nëntori' në Elbasan, ku agresorët kanë hedhur në drejtim të policisë mjete të forta duke thyer xhamin e makinës. Nga ky akt i rëndë kanë mbetur të lënduar lehtë pjesëtarët e skuadrës speciale 'Shqiponjat'.

Policia ka shoqëruar disa persona për ngjarjen.

Furgoni i policisë që u godit me sende të forta

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmir Elezi: 16/07/2020 16:59

    Ne ambiente te mbylluara si bare,restorante,pishina,palestra te mos lejohen kliente as me maske. Pro blem jane shkollat,konviktet, qe per mendimin tim shkollat duhen shtyre deri ne vaksinim te popullates.ska vlere medimi online,

    Përgjigju
  • Adem Sala: 15/07/2020 21:51

    Me lista te hapura pa kaolucionl

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump