'Kemi një të vdekur'! U nisën nga Anglia, u zbuluan në Bari, shqiptarët kapen me kufomën në bagazh, do e sillnin për ta varrosur (FOTO-Ekskluzive)

'Kemi një të vdekur'! U nisën nga Anglia, u zbuluan në Bari, shqiptarët kapen me kufomën në bagazh, do e sillnin për ta varrosur (FOTO-Ekskluzive)

Trupi i pajetë i mbështjellë me çarçaf në një kuti futur në bagazhin e makinës

 

Shpikje nga halli. Policia italiane e Barit është përballuar me një situatë të pazakontë, duke mbetur e çuditur kur në bagazhin e automjetit të dy shqiptarëve nga Kosova, ka gjetur trupin e pajetë të një të afërmit të tyre.

Makina me trupin e pajetë u ndalua në portin e Barit ndërsa po imbarkohej në tragetin e linjës së Shqipërisë me destinacion final Kosovën. Shqiptarët janë pyetur nëse kanë gjë për të deklaruar dhe ata janë shprehur 'Po kemi një të vdekur'. Kjo që i ka habitur efektivët e Barit që kontrolluan makinën dhe në bagazhin e saj konstatuan trupin e pajetë, që ishte mbështjellë me një çarçaf në një kuti.

Dy shqiptarët nga Kosova po përpiqeshin ta transportonin të afërmin e tyre në vendin e origjinës, ku edhe do të varrosej. I afërmi i tyre kishte gjetur vdekjen në Angli për shkaqe natyrale, gjë që u konfirmua edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Trupi ishte mbështjellë me një çarçaf dhe futur brenda një kutie në bagazhin e makinës Skoda Station Wagon ishte nisur nga Anglia, në Francë dhe më pas në Itali, por kaloi tre pika kufitare dhe u zbulua vetëm në portin e Barit.

E gjitha kjo mendohet të jetë bërë për të shmangur procedurat doganore, të cilat në të tilla raste kushtojnë mijëra euro, por dy shqiptarët nga Kosova kanë deklaruar madje se sipas traditës së tyre e kishin të ndaluar ta fusnin trupin në arkivol, prandaj e mbështollën dhe e futën në një kuti provizore gjatë transportit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bahri: 20/06/2020 08:14

    Po si perfundoj kjo avventura e ketyre??

    Përgjigju
  • Marjo: 18/06/2020 11:30

    Mos thoni se e kane bere per lek se sa shqiptar ka anglia nga 1 euro e kishin plotsuar shumen qe duhej por nuk lejojn nga virusi ata per te mos e djegur kan vepruar ne kete menyre nje rast i tille ka ndodhur ne itali e kan derguar ne shqiperi me kamion e ishte nena e nje avokati ne durres

    Përgjigju
  • Arilla: 17/06/2020 20:58

    Po ku ti gjinin leket po ne u qani hallin ne bari jan cojuni ndonje lek ne mos mos u tallni

    Përgjigju
  • Pismilet: 17/06/2020 20:38

    Te gjithe keto qe japin komente negative meritojne me jua .... edhe minjte nzid si thone kosovaret se jane niveli me i ulet i shoqerise shqiptare.Kur ska shtet si ne shqiperi e kosove qe te riatdhesoje njerezit e vdekur pa pagese ca prisni ju derra qe do beje njeriu varfer qe edhe pse jeton ne emigrim lufton per mbijetese?A derra qe sdo beheni kurre njerez.

    Përgjigju
    • roni: 17/06/2020 21:49

      Shum e drejte.prej halli njeriu ca sben?po ku din keta tru thare, e kan mendjen te pergojojen hallexhin.

  • Vlonjati emigrim.: 17/06/2020 20:15

    Për gjithë mëndjellinjt këtu që gjykojnë hallin e tjetrit ju them mos u bëni kaq të pashpirt duke folur si doni, nuk jua uroj kurrë të provoni që në raste të tilla fatkeqësish ju kërkojn dhe deri në 15 20 Mij euro sepse e dinë që skanë se ku të plasen e në fund do pranojnë. Turp se jeni dhe Shqipëtar dhe komentoni si idiotër.

    Përgjigju
  • Theresa: 17/06/2020 18:02

    Hahahaha...

    Përgjigju
  • vjosa: 17/06/2020 18:01

    MALOKU nuk ka perendim ta qyteteroje..

    Përgjigju
    • MIRDITOR: 17/06/2020 23:22

      ska lidhje jo malok, jo jugor, n'varet nga njerzit. ende me kto mendime jeni ju ehaaa na merzitet me kto shprehje koti pa kuptim. mos harro se njerz te trash ke edhe ne jug plot e ke.

  • Miri: 17/06/2020 17:23

    Na flliqen plerat, nuk mendojne se na hapin namin te gjithve, plera!

    Përgjigju
  • Kafsha: 17/06/2020 17:22

    Gjysemnjerez, të pacivilizuar, neandërtalë Homo Erèctus

    Përgjigju
  • 123: 17/06/2020 16:01

    O Shabe..., Jepu ca leke ti i holli, ose propozo ndonje marveshje qe per raste te tilla shpenzimet ti perballoje shteti. Ti i holli duhet ta kuptosh qe ne BE te gjykajne dhe ta masin koken me xhepin e tyre dhe jo me xhepin e nje apo shume hallexhinje te tjere.., Prandaj mos i gjykoni. Boll halli qe ju ka rene, por se hem as ne mizat..,

    Përgjigju
  • shabani: 17/06/2020 13:25

    NJEREZ TE TRASHE KAN QEN KOSOVARET E NJEREZ TE TRASH KAN MBETUR. O NJEREZ TE TRASHE, PSE SE CUAT ME GOMAR NGA MALET E KROACISE.MJERE SHQIPTARET , I KA GJET BELAJA.

    Përgjigju
    • Alberti: 17/06/2020 16:17

      Shaban mos fol per te gjithe

    • Vlora: 17/06/2020 15:55

      Po si mund ta besosh nje lajm te tille. Po si mund te rrije pa ngrirje ajer te ftohte trupi. Bobo, i ndjeri s'paska shpetuar nga idiotet as pas vdekjes.. Shite makinen o kafshe dhe paguaj per ta cuar. Cfare kafsheeeeeesh.

    • Emigranti: 17/06/2020 15:31

      @shaban mos u bo racist nuk e di a jeto ne emigrim a jo por me sjell nji te vdekur kushton me mijra euro gjo qe si kemi mundsit

    • asd: 17/06/2020 15:05

      Ndoshta nuk jane te trashe...por nuk kane mundesi ekonomike.

    • tori: 17/06/2020 14:20

      ke te drejt o mik ...nuk mbarojn cudirat e kosovareve....tashti do u shkoj 10 fish shpenzimet me gjestin qe kan ber ...oooooo medet ca na ka gjet...nuk thojn jemi kosovar...por shqiptar ..gjith ato halle qe kemi ne evrope...hajde degjo dhe kete tashti... .

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Çfarë po ndodh në Partinë e Lirisë?! Endrit Brahimllari në Frontline Interview tregon pse dha dorëheqjen

Çfarë po ndodh në Partinë e Lirisë?! Endrit Brahimllari në Frontline Interview tregon pse dha dorëheqjen