‘Shqiptarët në koalicion kundër Ramës’, Kryemadhi: Për herë të parë ndërkombëtarët thonë 'opozita e bashkuar'

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli mbi propozimin e opozitës parlamentare për lista të hapura dhe hyrja në zgjedhje pa koalicione. Kryemadhi tha se kjo është një lojë e Edi Ramës i cili sipas saj po përdor deputetët që kanë marrë mandatin. Ajo tha se të gjitha sondazhet, Ramën e nxjerrin humbës dhe i frikësuar nga uniteti i opozitës ai po përpiqet të luajë siç luajti në zgjedhjet e vitit 2017.

"Unë jam e bindur që z. Rama e di shumë mirë që sot shqiptarët janë në koalicion kundër tij dhe të gjithë numrat atë e nxjerrin humbës. Ne të gjithë bëjmë sondazhe, nuk ka parti politike që nuk bën sondazhe, janë pafundësisht ato që bëjnë sondazhe. Sot qytetari shqiptar lexohet shumë kollaj.   Rama mendon që mund të jetë si në 2017-n kur luajti jashtëzakonisht bukur me opozitën, me LSI-në, me PDIU-në dhe shumë parti të tjera duke ecur me idenë ‘përça dhe sundo’ , që është një nga teoritë që funksionon.  Ka më shumë se dy vjet që të gjitha partitë politike janë të bashkuara, janë në grup dhe ai nuk po gjen dot as pikën më të vogël të rrjedhjes apo të mungesës së solidaritetit apo të unitetit të opozitës. Dhe normal që ai do të kërkojë të krijojë rryma të tilla sikur ushtron një presion. Kjo çështje nuk është një çështje e opozitës, por është një çështje e z. Rama që ai e ka me komunitetin ndërkombëtar, e ka me Brukselin, e ka me SHBA. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që Sekretari i Shtetit Amerikan të bëjë deklaratë përshëndetëse për një deklaratë që u nënshkrua nga tre burra dhe një grua. Pra do të thotë që fokusimi i SHBA dhe BE është i qartë tashmë që Shqipëria ka vetëm një rrugë, atë drejt Bashkimit Evropian. Që të shkojë drejt kësaj rruge kërkohen institucione funksionale, një sistem drejtësie funksional, kërkohet një administratë publike jo e politizuar në shërbim të qytetarëve, kërkon një sistem arsimor ku çështja e ditës të mos jetë çfarë bëri Turi se na iku truri", tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha në Report Tv se opozita është më e unifikuar se kurrë dhe nuk ka përcarje, madje për herë të parë nga ndërkombëtarët dëgjohet fjala 'opozita e bashkuar'.

"Do dali koalicioni i opozitës së bashkuar. Pas dakordësimit të  5 qershorit për herë të parë nga goja e ndërkombëtarëve dëgjojmë Opozita e Bashkuar dhe jo opozita jashtëparlamentare dhe shqiptarët sot shqiptarët janë më të bashkuar më shumë se kurë për të ardhmen e tyre", tha Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi në Report Tv akuza të forta Ramës: Mos është nxitësi i aktakuzave të Hagës ndaj Thaçit e Veselit? Konsensusi për 'Zgjedhoren' u arrit falë Yuri Kim


  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër