'Shqiptarët, protagonistë të Pavarësisë së Greqisë, 90 nga 100 heronj ishin arvanitas!’ Diskutohet botimi i Arben Llallës: Historia greke e rreme

Tirane- Në vazhdë të aktiviteteve të mbajtura me rastin e 80-vjetorit të masakrave ndaj shqiptarëve të Çamërisë, shoqata “Çamëria” ndalet këtë fillim jave tek arbëreshët e Greqisë. I sjell në vëmendje përmes botimit  “Arvanitët, themeluesit e Greqisë së re” që studiuesi Arben Llalla ka shkruar.

“Libri i Llallës flet me fakte, na e tregon ndryshe historinë e rreme greke, se shqiptarët arbëreshë, arban, çamët etj., janë vendas të vjetër, dhe në Greqi kanë shkuar gjatë shekujve IX-XIII”, shprehet kryetari i Shoqatës Patriotike Çamëria Liljan Idrizaj.

Në praninë e studiuesve, figurave politike e të fushave të tjera, flitet për rolin kyç të arvanitasve në Pavarësinë e Greqisë, që ky libër nxjerr në pah.

“Siç thuhet në libër, 90 nga 100 heronjtë e kohës janë shqiptarë arvanitas dhe gjuha arvanitase ishte shqipe e vjetër. Llalla shtjellon në libër më gjatë për rregulloren e flotës greke në gjuhën shqipe dhe se akademikë, kryeministra, presidentë etj., janë formuar nga arvanitë, çamë, epiriotë, pra nga shqiptarët”, thotë më tej Idrizaj.

Autori, tregon si nisi ti grumbullojë këto materiale në Greqi ku emigroi.

“Unë kisha emigruar në Greqi si shumë shqiptarë, por Dritëro Agolli më lidhi me studiuesin Aristidh Kola dhe që atëherë unë nisa t’i grumbulloj këto materiale”, tregon studiuesi Arben Balla, autor i librit.

Rrëfen më tej, se gjatë viteve ’93-2004 pati mundësi të studiojë mbi arvanitasit e Greqisë dhe të hulumtojë më gjerë mbi këtë temë.

“Në fillim vitet ‘2000, pasi kisha grumbulluar disa materiale, doja t’ia bëja dhuratë Akademisë pasi unë isha edhe shumë i ri në moshë. M’u përgjigj sekretari në atë kohë, duke më thënë që i kishin. Pas kësaj takova studiuesin çam Ibrahim Hoxhën dhe ai më tha: “Ke dy rrugë, ose t’i dorëzosh në Ambasadën Greke për pak dhrami, dhe ata t’i groposin shtatë pashë nën dhe, ose t’i mbash, t’i pasurosh, t’i studiosh e pse jo të jenë të botuara. Kështu nisi rruga ime si studiues”, thotë më tej Llalla.

Libri gjendet tanimë i përkthyer edhe në gjuhët greke dhe atë angleze, deputeti Shpëtim Idrizi, vlerëson kontributin e Llallës për t’i dhënë zë çështjes së arvanitasve.

“Llalla ka qenë një zë i fortë me botimet, shkrimet e tij, pasi shtetet me propagandë të madhe përmbysin të vërteta shumë të mëdha”, tha deputeti i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Botime, të tilla siç thotë ai duhen vlerësuar, si pika përbashkuese mes Shqipërisë e Greqisë.

“Ky libër shërben edhe për ta ftuar Greqinë që gjithë këto figura shqiptare që kanë luftuar për Pavarësinë e Greqisë t’i shohim si ura të përbashkëta, jo siç i shikon Greqia si mure e barriera që nxisin racizmin”, thotë më tej Idrizi.

Shoqata “Çamëria do të vijojë të kujtojë gjenocidin ndaj popullsisë çame dhe me të tjera aktivitete.

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arvaniti: 28/02/2024 13:53

    Ata jane ne shtetin e tyre, qe luftuan dhe e krijuan. Nuk kemi pare qe arvanitasit te protestojne per dicka. Ky liber kujt i drejtohet? Vazhdoni me percarje.Ata nuk luftuan per te krijuar nje shtet shqiptar. Shkruani edhe per muslimanet shqiptare, qe nen flamurin e gjysemhenes u versulen per te mbytur ne gjak revolucionin grek.

    Përgjigju
  • Lenci: 28/02/2024 13:07

    PO KA VETEM NJE PROBLEM QE ATA "ARVANITET" I VUNE EMRIN GREQI DHE IDENTITET HELEN PAVARSISHT SE ISHIN ARVANITAS E SHQIPTAR..... TE GITHE BASHK PUNUAN PER IDEALE TE TJERA..... KU NE SHPI FLISNIN ARVANISHT DHE JASHT PRAGUT TE DERES FLISNIN HELENESHT.... ISHTE ZGJEDHJA E TYRE.... PRANDAJ EDHE ZDUHET TE JEMI AQ SHUME KRENAR PER PREJARDHJEN E TYRE.... POR SDUHET TE MOHOJM FAKTIN QE ATA JANE ARVANITAS. DUHET TE LEME KUFIJ QE AI QE E LEXON KTE LIBER TE ARSYETOJ ME MENDJEN E VET.... DHE JO TE FUSI PERCARJE EDHE MBAS 200 VJETESH..... REALITETI ESHTE QE ATA LUFTUAN PER HELENIZIMIN DHE DONIN TA CONIN KUFIRIN DERI NE LUMIN SHKUMBIN....

    Përgjigju
    • Vili: 29/02/2024 17:58

      Nuk e di pse ky A.Llalla ne ftyr sme ngjan me Shqiptar. Duket shume s8 nga Anadolli e nga India.

    • Ore noci: 29/02/2024 17:54

      Ca sakrifice thua. Kryemistri grek asht me prejardhje arvanitase. Kshu qe ata luftuan per veti. Gjeneral Zerva aravanitas shpernguli arvanitasit myslyman per perkatsin fetare.

    • Noc Rroku: 28/02/2024 15:38

      ..Ata u sakrifikuan si Shqiptarë në luftë ndaj osmënëve, si e vetmja tracë që luftoi 500 vjet kudër osmënëve dhe mbrojti Evropën nga synetllëku.... Dhe mbas "fitores"; osmënët e mbetur së bashku ruso- evropën i vranë Shqiptarët kudo që rronin si atje dhe këtu,...siç vazhdon të na vrasë skoma dhe sot.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hamasi publikon video të re të dy pengjeve në Gaza, lëvizja e re për të ngadalësuar pushtimin

Hamasi publikon video të re të dy pengjeve në Gaza, lëvizja e re për të ngadalësuar pushtimin