Shqiptari kapet me 100 mijë paund në Angli, i kishte fshehur te kroskoti makinës! Akuzohet për pastrim parash

Shqiptari kapet me 100 mijë paund në Angli, i kishte fshehur te kroskoti makinës! Akuzohet për pastrim parash

Paratë e fshehura

Shqiptari Ajet Balesi, 29 vjeç është arrestuar nga autoritetet angleze pasi u kap me 100 mijë paund para të thata në makinë.

29-vjeçari jeton në Ramsbottom u arrestua në terminalin e Kent disa dy ditë më parë. Pasi oficerët e Forcës Kufitare gjetën paratë, të cilat ishin fshehur tek kroskoti mjetit të tij Mercedes, ai u mor në pyetje, së bashku me dy persona të tjerë me të cilët po udhëtonte.

Paratë u sekuestruan pasi dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale. Balesi akuzohet për pastrim dhe transfertë të paligjshme parash.

“Kjo ishte një shumë e konsiderueshme parash, për të cilën ne dyshojmë se janë të ardhura nga trafikimi i drogës dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Marrja e fitimeve nga anëtarët e krimit të  organizuar do të thotë se ata nuk mund t’i investojnë më ato para në krimin e mëtejshëm, dhunën dhe shfrytëzimin. Duke punuar me partnerë të zbatimit të ligjit si Forca Kufitare, ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për të prishur këtë fluks parash të paligjshme”, tha komandanti i degës së Agjencisë Kombëtare të Krimit Martin Grace.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë