Shqiptari në Itali nuk pranon ndarjen nga gruaja, arrestohet pasi tenton të përdhunojë vjehrrën e tij

Shqiptari në Itali nuk pranon ndarjen nga gruaja, arrestohet pasi tenton të përdhunojë vjehrrën e tij

Foto ilustruese

Një 39 vjeçar nga Shqipëri ka përfunduar për të dytën herë në prangat e policisë italiane. Fillimisht ish bashkëshortja e tij e akuzoi për përndjekje, ndërsa tani ka sulmuar ish-vjehrrën e tij 57 vjeçare duke tentuar që ta përdhunojë.

Mediat italiane kanë pasqyruar të gjithë ngjarjen duke thënë se ai do të përballet në gjyq për sulm seksual dhe plagosje kundër vjehrrës së tij.

“Ai më shtyu pas murit. Ai më mbajti të mbërthyer, më shtrëngoi dhe më tha se do të më përdhunonte. Unë kisha shumë frikë ", tha ajo me lot në sy.

Një histori e ndërlikuar që lindi nga marrëdhëniet e vështira midis 39 vjeçari dhe ish gruas me të cilën kishte një vajzë. Në fillim të vitit 2018, gruaja vendos të përfundojë marrëdhënien dhe largohet me fëmijën. Një vendim që 39-vjeçari nuk e pranon.

Ai mundohet që t'i ndryshojë mendjen gruas dhe përpiqet që ta fitojë sërish por ajo refuzon dhe ai bëhet edhe më i fiksuar. Sipas asaj që ishte raportuar, ai e kishte përndjekur atë me mesazhe, telefonata dhe ndjekje.

Më pas gruaja e denoncoi në polici për përndjekje duke e vështirësuar edhe më shumë marrëdhënien mes tyre.

Një ditë në shkurt 2018, burri paraqitet në ndërtesën ku ish gruaja jeton me nënën dhe fëmijën e tij. Ai kërkon që të shikojë fëmijën e tij dhe kur vjehrra i thotë se kjo nuk është e mundur, atëherë nis edhe dhuna ndaj saj.

Vjehrra tregoi historinë para gjykatësve: "Ai më shtyu pranë murit, më mbajti mjekrën time në duar dhe më bërtiti. Pastaj më bllokoi duke më shtrënguar krahët me njërën dorë ndërsa me dorën tjetër më ledhatoi gjoksin dhe ijën. Ai po bërtiste se do të më përdhunonte."

Për fat të mirë një fqinj ndërhyri për të ndihmuar 57 vjeçaren, e cila më pas u dërgua në spital, shkruajnë mediat italiane

Pas katër ditësh 57 vjeçarja vendosi që ta denoncojë atë. "Më tmerroi. Shpejt pasi ika në Shqipëri sepse kisha frikë se ai do të kthehej në shtëpinë time. Dhe edhe sot, për të ardhur këtu, unë duhej të merrja ilaçe ", shpjegoi ajo para gjyqtarëve.

Akuzat 39-vjeçari i hedh poshtë:" Unë nuk bëra asgjë, thjesht doja të shihja vajzën time, ajo vrapoi drejt meje dhe më gërvishti", deklaron burri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët në Euro 2024 në 'top 10'

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët në Euro 2024 në 'top 10'