Shqiptari që i preu kokën shefit britanik me thikën e djathit, kërkon t’i shpëtojë burgut përjetë

Shqiptari që i preu kokën shefit britanik me thikën e djathit, kërkon t’i shpëtojë burgut përjetë

Jonathan Limani dhe Christopher Varian

Një kamarier shqiptar i cili i preu kokën shefit të tij me thikë djathi sepse “e detyroi Zoti”, ka vendosur të apelojë burgimin e përjetshëm. Jonathan Limani e vrau Christopher Varian në Oxfordshire Golf Club në Thame, në Gusht të 2010-s, në kohën kur ky i fundit po pinte një cigare.

Gjykatësi Anthony King e dënoi atë me burgim të përjetshëm në 2012-n, me një minimum prej 19 vitesh në qeli. Ai u izolua fillimisht në spitalin psikiatrik të sigurisë së lartë Broadmoor, por më pas u rikthye në Suedi. Tanimë mediat suedeze raportojnë se gjykata ka refuzuar kërkesën e 44-vjeçarit për ta ndryshuar dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me vite të caktuara burgu. Sipas mjekwve, ai përbën rrezik për shoqërinë, pavarësisht se mësohet të ketë shfaqur pendesë për krimin makabër. Në kohën kur u shpall fajtor, mjeku psikiatër Michael Alcock tha se ai vuante nga skizofrenia paranojake dhe se ishte një individ tejet i rrezikshëm.

“Ai dëgjonte zëra nga Zoti (që e thërriste) për të parandaluar këtë konspiracion dhe kur të vinte momenti ta vriste shefin e tij në mënyrën siç e bëri”, tha Alcock.

Si ndodhi ngjarja? Rreth orës 03:00 të së shtunës së 21 Gushtit, Varian po bënte një pushim të shkurtër pasi kishte mbikëqyrur një dasmë në ambientin e tij. Limani mori një thikë që përdorej për prerjen e djathit, dy kate poshtë zonës ku pihej duhan dhe i preu shefit të tij kokën. Prokurori Alan Blake tha se dëshmitarë iu lutën që të ndalonte, por Limani e çoi krimin deri në fund. Limani kishte dy kombësi, pasi kishte jetuar në Suedi që prej vitit 2002.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira