Shqiptarja për Report Tv: Edhe në Gjermani ka mungesë maskash dhe dezinfektuesish! Javën e kaluar pati ulje çmimesh në dyqane se kishte fluks

GJERMANI- Njësoj si shumë shtet te tjera të botës të prekur me koronavirus, edhe Gjermania vuan mungesën e maskave dhe mjeteve dezinfektuese. Megjithatë, ajo që të bën përshtypje, të paktën krahasuar me Shqipërinë, nuk ka pasur rritje çmimesh, përkundrazi. Një fakt të tillë e konfimon në një lidhje për Report Tv, shqiptarja në Gjermani, Kristiana Allkanjari e cila tha se javën e kaluar ka pasur ulje në dyqane për shkak të fluksit të madh.

"Nuk ka shumë panik, njerëzit janë orientuar nga ministria e shëndetësisë që të marrin ushqime dhe të rrinë në shtëpi. Ka produkte që janë mbaruar për shkak të fluksit në supermarkete. Maska shumë vështirë të gjenden dhe mjetet e dezinfektimit shumë vështirë të gjenden. Çmimet janë normalizuar, para një jave ka pasur ulje çmimesh se ka pasur shumë fluks", u shpreh Allkanjari.

Ajo ka bërë një panoramim të gjitha masave të marra nga autoritetet gjermane, ku ndonëse janë konfirmuar 6000 raste dhe 13 viktima, vetëm disa ditë më parë janë mbyllur shkollat dhe kufijtë me disa shtete, teksa transporti publik vijon të funksionojë.

"Në Gjermani ka mbi 6000 raste, janë shtuar shumë shpejt, 13 të vdekur. Masat janë marrë së fundmi, nuk është se janë marrë shumë masa. Mbyllja e shkollave ka filluar së fundmi. Janë mbyllur kufijtë me disa shtete. Në Dortmund është vendi ku ka më shumë të infektuar. Testet nuk kryhen për të gjithë që kanë shenjat, është doktori që e vendos nëse ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me ndonjë të infektuar apo që vijnë nga vendet e prekura. Janë shtyrë operacionet e planifikuara, po kujdesen më shumë për të moshuarit", tha Allkanjari për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Gjermania në prag karantine, gazetarja Bonollari: Populli s'i mori seriozisht masat, qeveria ndihmë edhe privatit


B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kristianto_ALlkatunarjari: 14/07/2022 12:36

    Kristiana Allkanjari është ngacmuese, mënyra se si sillet me njerëzit është e papranueshme! ajo është personi më i keq që kam takuar ndonjëherë në jetën time.

    Përgjigju
  • Kristiana_Allkatunarjari: 14/07/2022 12:34

    Kristiana Allkanjari është një ngacmuese!!!

    Përgjigju
  • Kristiana Allkanjari: 14/07/2022 12:33

    Kristiana Allkanjari është një ngacmuese

    Përgjigju
  • s .s: 16/03/2020 18:37

    Kjo Zonjusha cfare po perrallis?Mes shume te tjerave mbi menaxhimin Gjerman Me abbsurdja thot qe;Ka pasur dyndje edhe CMIMI i MASKAVE eshte ULUR!!!!Ik moj idiote mos na lexo hartime...,se skemi nerva tani de degjojme edhe keto budallalleqe !!!Zoti e ndihmofte Shqiperin

    Përgjigju
  • leo: 16/03/2020 17:58

    Z.Kristjana te lutem lere propoganden e Rames.Gjermania ka marre masa sepse ka me pak vdekje se te tjeret Merkel tha; Nuk me intereson buxheti por jetet e njerzve. Te pyes a e ke aq nivel te kuptosh se cfare dallon ne mes frazes se Merkelit dhe thenjes tende se nuk ka marre shume masa.Se dyti per munges maskash edhe mund te kete por maskat nuk jane per te shendoshet por per te infektuarit qe mos te perhapet.Se treti mos na paraqit tregun gjerman ne formen e sistemit komunist sepse cmimi eshte simbas kerke ofertesprandaj ji serioze ose mos fol kot se nuk jeton vetem ti ne Gjermani apo Europe Te faka sinqerisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet