z

'Shqipëri të kam dh***ë...Vetëm 5 minuta se do kthehem prapë!'

Qarkullonte prej vitesh në mendjet dhe gojët e njerëzisë. Në fillim ia kishin autorësuar ekstarvagantit dhe të papërsëritshmit Faik Konica kur u largua përfundimisht nga Shqipëria në Amerikë.

Herën e dytë thoshin se kishte shkruar një libërth publicisti Ardian Klosi aty nga fillimi i '90 pasi emigroi në Gjermani. Zyrtarisht nuk kam parë asgjë të shkruar dhe të botuar por vargjet për të cilat po u tregoj kanë mbetuar në memorien kolektive të këtij trualli dhe sa herë mundohemi të justifikojmë abondonimin e atdheut e recitojmë me krenari e më pas bëhemi pishman si dreqi:

Shqipëri të kam dhjerë
s'më kuptove asnjëherë!

Qindra e mijëra prej nesh e kanë recituar e kënduar në Kakavijë a Rinas, në portin e Durrësit a Qafthanë, në Kapshticë a Murriqan por... përkohësisht.

Përkohësisht e kanë belbëzuar thjesht nga akumulimi i inateve apo fukarallikut të momentit. Më pas, janë bërë pishman e janë rikthyer në atdhe edhe për të jetuar e punuar, për tu hapur bythësh por edhe për të investuar. Duan s'duan ky vend ku u lindën e u ritën i thith si hinkë e padukshme e në ekstazë e sipër qajnë dhe lenë amanete: "duam të varrosemi në Shqipëri kur të vdesim".

Pavarësisht se kanë përfituar nënshtetësi të tjera nga vendet ku kanë emigruar, kokën duan ta përplasin në gurët e pagdhendur të kësaj xhungle mesdhetaro-ballkanase-evropiane me emrin Shqipëri.

I bukur a i shëmtuar, me Ferrari a me stomakun bosh, pervers a konservator, sexy a anoreksik ky vend mbetet atdheu ku ne lindëm të gjithë dhe dashurinë e fshehur që e ndrydhim së brendshmi vjen një ditë dhe ua lemë si pa kuptuar trashëgimi trashëgimtarëve tanë.

Po ti e ke emrin te kjo listë "mëkatarësh" që janë bërë pishman?

Inva Mula, soprano/ shtetase franceze
Piro Çako, këngëtar/ shtetas francez
Lorik Cana, ish futbollist/ shtetas francez
Ismail Kadare, shkrimtar/ shtetas francez
Fidel Ylli, politikan/ shtetas amerikan
Rudina Hajdari, politikane/ shtetase amerikane
Erjon Mustafaraj (Beni ecën vetë), aktor/ shtetas amerikan
Vera Grabocka, regjisore/ shtetase amerikane
Eli Fara, këngëtare/ shtetase amerikane
Aurela Gaçe, këngëtare/ shtetase amerikane
Xhevahir Zeneli, aktor/ shtetas amerikan
Dashnor Diko, këngëtar/ shtetas amerikan
Pëllumb Kulla, shkrimtar/ shtetas amerikan
Thoma Gëllçi, drejtor i RTVSh/ shtetas amerikan
Olsi Rama, drejtor FK Partizanit/ shtetas amerikan
Jona Dervishi, zëshënëse FShF/ shtetase turke
Ersilio Nishani, djali i ish presidentit Bujar Mehmet Nishani/ shtetas austriak
Klejdi Kadiu, balerin/ shtetas italian
Elsa Lila, këngëtare/ shtetase italiane
Alketa Vejsiu, showgirl/ shtetase italiane
Robert Aliaj Dragoti, showman/ shtetas belg
Aurela Basha, gruaja e Lulit/ shtetase holandeze
Elvis Naçi, teolog/ shtetësia iraniane
Desara Malltezi, mbesa e Sali Berishës/ shtetase franceze

G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Armët që sjellin vrasje! A duhen ndëshkuar më ashpër poseduesit e tyre?

Komento

Komente

  • Albanezi rrace e dhjere: 20/01/2020 08:54

    Cdo komb ka qengjat e vet pak kurva qe pijne e majmen ne dy nena. Te tjeret ngrohen ne diell e pertypin [email protected] te thate. Popull me bisht ne vend te shpirtit.

    Përgjigju
  • naimi: 20/01/2020 00:01

    E bledo ti kthehesh per 2 minuta ne shqiperi jo 5,,,nuk ta mban torraxhilja emigracionin,,,,por te jap te drejte,,emigracioni eshte I tmerrshem,,,e kam hequr vete per disa vite,,,shqiptaret duhet te kthehen ne shqiperi,,mjaft punuan si skllever ,,po na bie bretku neper dhera te huaj...

    Përgjigju
  • O tej: 19/01/2020 23:52

    Ke harruar Mediqi Fatmirin e Lylin shalengjitur hollandezin

    Përgjigju
  • TIku_hero: 19/01/2020 20:51

    Po Elvis naçi iranian po ky eshte bamires dhe thot shqipetaret per shqipetaret nga i gjen ky fondet . kisha besuar dicka ke ky po ky qenka kur thrret qameti me keq se piramidat

    Përgjigju
  • Gjergj kastrioti: 19/01/2020 19:53

    Po Elvis naçi iranian ? Sa bukur qe dolli ne sken qe eshte irani qe po investon ne shqiperi dhe Elvis naçi duhet te debohet nga shqiperia para se ti kthej te gjith shqipetaret mysliman te mjere...

    Përgjigju
    • juel28: 20/01/2020 13:25

      Po Shtetesine Pellazge per cfare te hyn ne pune

    • Altin: 20/01/2020 09:24

      Po ta mendosh holle holle, i gjithe artikulli per nxjerre shtetesine e Elvis Nacit eshte bere. Te tjerat jane koperture.

    • Lui: 19/01/2020 20:09

      Hahahah..., te lumte o Gjergj Kastrioti..!

  • Arben: 19/01/2020 19:47

    List e shkerdhatokracis Te me falin per shprehjen Une jam vet emigrant dhe i kuptoj Kur i kan dyshtetesin por jo heq shqiptaren dhe behen amerikan e ku di une se cfare dhe me e bukura e listes Jan dhe emra te nderuar perveç disave si nishani e ndonje tjeter

    Përgjigju
  • Nik: 19/01/2020 17:01

    Plus 1 ose 2 pike ne patent

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Vrua me thikë 33 vjeçarin në Durrës, autori shfaqet i penduar: Nuk duhet ta kisha bërë, por më fyeu dhe qëlloi me grushte, u vetëmbrojta