Shtabi i Përgjithshëm i FA-së me drejtues të rinj, Xhaçka: Meritokraci e profesionalizëm

Shtabi i Përgjithshëm i FA-së me drejtues të rinj, Xhaçka: Meritokraci e profesionalizëm

Ministrja Olta Xhaçka

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë tashmë një staf të ri drejtues, pas emërimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralmajor Bajram Begaj.

Në një takim me drejtuesit e rinj të Shtabit të Përgjithshëm të FA,-së ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka foli për vizionin e një FA moderne, të ndërtuar mbi meritokracinë e profesionalizmin për t’i dhënë standartet që i takon një vendi anëtar të NATO-s.

Sipas ministres Xhaçka, FA sot operon me dinjitet e standarde krah për krah ushtrive më të fuqishme në botë në misione nga Afganistani e deri në Mali.

Reformimi i emergjencave civile, modernizimi përmes investimeve në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimit me aleatët e partnerët, arsimimi dhe trajnimi financiar i FA janë renditur nga ministrja e Mbrojtjes si disa prej fushave ku janë shënuar hapa të rëndësishëm e me rezultate pozitive e me impakt të drejtpërdrejtë në atë që Forcat e Armatosura janë sot.

 “Ia kemi dalë të rrisim trajtimin financiar dhe të rikthejmë kompensimin e ushqimit për 4000 efektivë të FA. Çka padyshim nuk mjafton, por është një hap i parë rëndësishëm drejt një trajtimi më dinjitoz e më vlerësues të kujtdo që shërben në FA”, theksoi ministrja e Mbrojtjes.

Ajo kërkoi nga stafi i ri bashkëpunim dhe përkushtim për të rritur profesionalizmin në radhët e FA, që shumë shpejt do të hapë dyert për herë të parë për të gjithë ata të rinj që duan të ndjekin studimet për shkenca ushtarake.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papi: 19/09/2020 12:21

    Ky do i pastronka më me profesinalizem mbeturinat sepse ka shtet ktu ka ushtri ka arsim luften e bejme ne leter pa arme cna duhen armet ne tha xhacka.i filloi greqia shpimet ne karaburun?

    Përgjigju
  • Frroku: 19/09/2020 12:18

    Ushtaraket e nivelit te larte,qe kane sherbyer ne pozicione te rendesishme,ne vendin tone,por vecanerisht ne misione te ndryshme jashte vendit e vecanerisht ne NATO,sot jo e jo qe jane vleresuar e vendosur ne pozicionet qe meritojne dhe mund t'i japin shume vendit;por jane cvleftesuar dhe nuk jane me pjese e ushtrise. Sot ne krye te shtabit te pergjithshem te ushtrise kemi nje doktor! A duhet te komentojme me shume!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet