Shtatori nis me fluks turistësh në bregdetin e Vlorës! Italianët ‘besnikë’: Plazhe shumë të bukura

VLORË- Fluksi i lartë i turistëve të huaj po e shoqëron bregdetin e jugut edhe në këtë fillim shtatori. Në Vlorë shikon të huaj nga e gjithë bota.

Besnikë mbeten ato nga vendi fqinj, Italia. Në grupe, të rinjtë preferojnë që të shijojnë çdo cep të Vlorës, por destinacionet më të preferuara mbeten Sazani dhe Karaburuni.

“Jam Nga Roma, Italia. Është hera e parë në Shqipëri. Vlora shumë e bukur, plazh i bukur.  Ka shumë argëtim, shumë gjëra për të bërë dhe vende për të vizituar”, tregoi një turist.

“Jam nga Italia. Është hera e dytë këtu. Do shikoj Vlorën dhe Sazanin. Shqipëria është shumë e bukur”, tregoi një vajzë.

“Vij nga Italia. Hera e parë që vij në Shqipëri. Vlora shumë e bukur, e mahnitshme, njerëz shumë të mirë. Flisni të gjithë italisht dhe për ne është shumë më e thjeshtë”, tha një tjetër.

Vlerësojnë edhe detin e pastër, ushqimin dhe mikpritjen e shqiptarëve.

“Un jam nga Sicilia. Është hera e parë për mua në Shqipëri. Është një vend shumë i mirë, turistik dhe shqiptarët ngjasojnë me italianët. Ndjehemi mirë. Edhe ushqimi është shumë i mirë”, tha një turist italian.

“Është hera e parë këtu. Deti i bukur, ambient i bukur. Na transmeton energji deti dhe në përgjithësi këtu personat janë të shkëlqyer. Jemi duke parë dhe duke bërë eksperienca”, tregoi një tjetër turist.

Guida turistike, Gjergj Nikaj thotë se për shtatorin ka mjaft kërkesa nga turistët që duan të vizitojnë vendin tonë edhe për shkak se moti është më i freskët, ndërsa shëtitjet me anije apo varka janë  kërkesat e vetë turistëve.

“Unë punoj me grupe angleze dhe italiane. Janë dy gjuhët që zotëroj. Nuk ka pasur aq shumë sa vjet, por mirë. Shumica e Italianëve preferojnë detin. Shtatori është më i frytshmi”, tha guida turistike, Gjergji Nikaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gezim: 16/09/2024 08:12

    Ne plazhin e Zvernecit sezoni ka qenë skandaloz me I dobeti ndonjeherë.

    Përgjigju
  • Shqipëria: 08/09/2024 09:47

    E gjitha kjo e perkthyer në mirëqenie e popullit. Spo dimë ku te cojme lekët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve