Shtëllunga tymi nga fabrika pranë shtëpive dhe shkollës, banorët: Lapraka ka përcjellë shumë kortezhe nga kanceri i mushkërive

TIRANE - Banorët e zonës se Laprakës kanë vijuar protestën e 11-të kundër fabrikës së tullave “Edil Centro”, që operon në një zonë të banuar. Banorët shprehen për Report Tv se ndotja e madhe jo vetëm u ka shkaktuar probleme shëndetësore, por është kthyer tashmë në një ambient ku nuk jetohet.

Kjo fabrike tullash operon në një zonë të banuar, ku veç banesave në afërsi ndodhet dhe një shkollë e mesme.

“Jo më larg se 30 apo 40 metra në vijë ajrore ka një shkollë të mesme që është shkolla e mesme e Paskuqanit “Isa Boletini”. A mundet të presë shëndeti i këtyre banorëve, i këtyre fëmijëve, i këtyre pleqve. Kjo lagje ka përcjellë shumë kortezhe mortore me sëmundje të kancerit të mushkërive”-u shpreh Vilson Kulemani, banor.

Një prej banoreve të kësaj zone, Farije Hasanaj, shtëpia e të cilës ndahet me një mur rrethues nga fabrika, shprehet se nuk mund të vijojnë të jetojnë më në kushte të tilla.

“Shqetësimet kryesore janë bllokim fryme. Jemi të dy invalid, njëri me zemër e unaza, tjetri është me tension. Kemi një fëmijë të vogël 3 vjeç, asnjë sëmundje të trashëguar nuk kemi. Sëmundjet që kemi i kemi marrë këtu. Djalin e kemi me azëm, e kemi alergjik, azmatik, prej kësaj fabrike. Ne vetëm të japim shpirtin, tjetër gjë nuk na ka mbetur këtu. Fabrika punon me tre turne. Nisin në 6 të mëngjesit, turni i tretë është në orën 10 e 11 e deri në mëngjes. Përveç zhurmës e pluhurit, kjo na shkatërroj jetën. Jemi bërë të kthehemi nga kemi ardhur. Të paktën në Tropojë nuk ka ushqim po ka pastërti”-tha Farije Hasanaj, banore.

Siç shprehen banorët kjo fabrike ushtron aktivitetin dhe gjatë natës, duke shkaktuar zhurme por dhe ndotje,

Banorët të cilët të bashkuar protestojnë dhe kërkojnë largimin e kësaj fabrike, kanë ndërmarrë dhe hapa ligjorë.

“Është një fabrikë që emeton gaz era kancerogjen, në një rreze rreth 20 km që do të thotë kap të gjithë Kamzën, kap Vorën, kap dhe gati gjysmën e Tiranës. Kemi hapur edhe një procedim administrativ në Gjykatën Administrative të Tiranës. Kemi shumë fëmijë që vuajnë me azëm dhe rrugë të tjera të frymëmarrjes, kemi parë fëmijë që vuajnë nga alergji të ndryshme që nuk lidhen me ndryshimin e stinës apo ndonjë shkak tjetër, por vetëm nga këto gaze që ermeton kjo fabrikë”-u shpreh Vilson Kulemani, banor.

Të mërkurën në orën 15:00 banorët do të zhvendosin protestën tek Ministria e Mjedisit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale