Shtëpi 140 mijë € dhe kredi si i pastrehë, KPA rivlerëson sot ish-gjyqtarin e Kushtetueses, Fatmir Hoxha

Shtëpi 140 mijë € dhe kredi si i pastrehë, KPA rivlerëson sot ish-gjyqtarin e Kushtetueses, Fatmir Hoxha

Fatmir Hoxha

TIRANË- Ditën e sotme, në orën 10:00, Komisioni i Posaçëm i Apelimit do të gjykojë ankesën ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të marrë më 7 maj për rivlerësimin e gjyqtarit të Kushtetueses, Fatmir Hoxha.

Fatmir Hoxha do të rivlerësohet nga trupa, e cila përbëhet nga gjyqtarët: Albana Shtylla, relatore Ina Rama dhe anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz.

Në seancën dëgjimore të 10 majit, KPK arriti në përfundimin se gjyqtari Hoxha nuk justifkonte pasurinë prej 17 milionë lekësh, ndërsa nga hetimet rezultoi se gjyqtari kishte në pronësi një apartament 2+1, 112 m2 në Tiranë me vlerë 140 mijë e 450 euro, ndërkohë që kishte marrë kredi si i pastrehë. 

Njoftimi i plotë:

Ditën e  martë, datë 25.09.2018, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja nr. 7/2018 (JR) datë 09.07.2018 për ankimin që subjekit i rivlerësimit z. Fatmir Hoxha ka bërë kundër vendimit nr. 18, datë 10.05.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesues: Albana Shtylla

Relator: Ina Rama

Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni për ‘TIMS’/ Report Tv siguron kërkesën drejtuar Rrumbullakut: Si u emërua Ervin Muça drejtor i IT në Polici?

Komisioni për ‘TIMS’/ Report Tv siguron kërkesën drejtuar Rrumbullakut: Si u emërua Ervin Muça drejtor i IT në Polici?