Shtëpia e Bardhë u kërkon të emëruarve nga Trump të japin dorëheqjen, Biden: Do emërohen zyrtarë që janë në një linjë me vlerat e kësaj administrate

Shtëpia e Bardhë u kërkon të emëruarve nga Trump të japin dorëheqjen, Biden: Do emërohen zyrtarë që janë në një linjë me vlerat e kësaj administrate

Presidenti i SHBA, Joe Biden

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur të mërkurën se u ka kërkuar 18 personave të emëruar gjatë administratës Trump të japin dorëheqjen nga bordet e akademive ushtarake, duke thënë se Presidenti Joe Biden kërkon që në këto pozita të jenë zyrtarë "në një linjë me vlerat e kësaj administrate".

Shtëpia e Bardhë tha se të 18-ve, 6 në secilin bord, në atë të Vizitorëve të Akademisë së Aviacionit, Akademisë Ushtarake dhe asaj Detare, u është kërkuar të japin dorëheqjen. Nëse kjo nuk ndodh, detyra e tyre konsiderohet e përfunduar prej orës 6 pasdite (e mërkurë).

Mes personave që u është kërkuar të japin dorëheqjen janë Kellyanne Conway, ish-këshilltare e Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës Trump dhe Sean Spicer, ish-zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë nën ish-presidentin republikan.

"Do të lë të tjerët të vlerësojnë nëse ata mendojnë se Kellyanne Conway dhe Sean Spicer, e të tjerë, janë të kualifikuar për të shërbyer në këto borde", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki në një konferencë për shtyp.

Por në një postim në Twitter drejtuar Presidentit Biden, Conway shkruante: "Unë nuk jap dorëheqjen, por ti duhet ta japësh".

Spicer, i cili shërben në Bordin e Vizitorëve në Akademinë Detare, tha në emisionin e tij në televizionin Newsmax të mërkurën se nuk do të largohej nga detyra. "Nuk do ta paraqes dorëheqjen dhe do bëhem pjesë e një procesi gjyqësor kundër këtij vendimi", tha ai më tej.

Ish-shefi i Buxhetit në administratën Trump, Russ Vought bëri gjithashtu të ditur se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. "Jo, ky është një mandat tre vjeçar", shkruante ai në Twitter.

Bordet japin këshilla dhe rekomandime për presidentin amerikan për çështje që lidhen me moralin, disiplinën, kurrikulën, udhëzimet, pajisjet fizike, apo çështje fiskale të lidhura me akademitë./ VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jhk: 10/09/2021 07:32

    President plere pjese e grupimeve okulte qe po shkaterron boten me Covidin dhe problemet psikologjike qe po bejne kerrdine. Trumpi eshte dhe mbetet i vetmi president legjitim qe nga koha Reganit. Fuck the NWO.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin