Shteti tjetër kredi për pandeminë/ BERZH 15 milion euro me afat 12 vite, synohet fuqizimi i kapaciteteve spitalore

Qeveria shqiptare do të marrë 15 milionë euro kredi nga BERZH për të përballuar pasojat e pandemisë COVID-19. Në relacionin shoqërues të marrëveshjes që ka mbërritur në Kuvend për marrjen e huasë thuhet se ajo financon projektin për reagimin ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri.

“Kjo hua do të përdoret për mbrojtjen e shëndetit publik, parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj rrezikut që paraqet COVID-19, si dhe fuqizimin e sistemeve kombëtare të gatishmërisë së shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në relacion.

Fuqizimi i sistemeve kombëtare të shëndetit publik pritet të arrihet nëpërmjet rritjes së survejancës epidemiologjike, fuqizimit të laboratorëve kombëtarë, mbështetjes së zbulimit të rasteve të reja dhe gjurmimit të kontakteve aktive duke përfshirë edhe, rekrutimin e personelit të ri dhe blerjen e pajisjeve. Po ashtu do të punohet për trajnimin dhe edukimin e shërbimit epidemiologjik dhe hetimin epidemiologjik.

Sa i takon kapaciteteve në relacion thuhet se do të ketë shtim të numrit të shtretërve, infrastrukturë më të mirë, sigurimin e pajisjeve dhe të materialeve të tjera të rëndësishme shëndetësore, sigurimit në shkallë të gjerë të pajisjeve mbrojtëse personale për punonjësit e kujdesit shëndetësor,  si edhe blerjen e ambulancave moderne.

Norma e interesit për këtë kredi do të jetë e pandryshuar 0.65%, dhe duhet të shlyhet për 12 vite, ndërkohë në 3.5 vitet e para nuk do të paguhet as principal.

 

Projektligjin per ratifikim e marreveshjes me Berzh
 


 

(Kliko ketu per te lexuar marreveshjen me BERZH)
 


 

(Kliko ketu per te lexuar PROJEKTLIGJIN per ratifikim e marreveshjes)

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal