Shthuret shoqëria/ Përdhunimet u rritën me 40 % në 2019, dyfishohen brenda vitit të pandehurit për krime seksuale

Procedimet penale për përdhunim të të rriturve dhe të miturve, abuzim me fëmijët, për marrëdhënie seksual nën kërcënimin e armës, për vepra të turpshme dhe ngacmime seksuale, janë rritur me rreth 40 % gjatë vitit 2019, krahasuar me vitin 2018. Ndërsa numri i dosjeve që prokuroria ka referuar në gjykatë për krimet seksuale gjatë vitit 2019 është rritur 85,71 krahasuar me vitin 2019. Ndërkaq, numri i të pandehurve për krimet seksuale është dyfishuar. Të dhënat alarmonte reflektohen në dokumentin e Prokurorisë së Përgjithshme për kriminalitetin gjatë vitit 2019, ku flitet për një shpërthim të krimeve seksuale. Të dhënat zyrtare konfirmojnë se ngjarja e rëndë e rojes së një shkolle në Tiranë, i arrestuar për përdhunimin sistematik të një 15-vjeçareje, nuk është një rast i izoluar.

 Më konkretisht, gjatë vitit 2018 janë regjistruar 29 procedime për veprat penale të marrëdhënies seksuale me të mitur si dhe për marrëdhënie seksuale me dhunë për të mitur nga mosha 14-18 vjeç. Janë referuar 8 dosje në gjykatë, ndërsa janë dënuar 6 të akuzuar për këto vepra të rënda. Ndërkaq, gjatë vitit 2019, janë regjistruar 42 procedime penale për këto vepra penale, janë dërguar në gjykatë 33 dosje, ndërsa janë dënuar 11 persona si përdhunues dhe abuzues. Në total, për krime seksuale, janë regjistruar 158 procedime penale gjatë vitit 2019, janë referuar në gjykatë 89 dosje, ndërsa janë dënuar 49 persona. Në vitin 2018, prokuroria ka dërguar në gjykatë për t’i dënuar 44 të pandehur për krime seksuale, ndërsa në vitin 2019 ka dërguar 89 të pandehur.

 Në lidhje me gjininë dhe moshën për të pandehurit për krimet seksuale, nga të dhënat statistikore rezulton se 99,10 % e të pandehurve (mbi 18 vjeç) janë meshkuj dhe 0,90 % janë femra. Ndërkohë nga numri i përgjithshëm i të pandehurve meshkuj, 13,64 % janë të mitur (14-18 vjeç). Në këtë grup veprash, gjatë vitit 2019, është marrë si i pandehur edhe 1 shtetas i huaj. Në lidhje me arsimin e të pandehurve rezulton se 66,36 % e të pandehurve janë me arsim deri 9-vjeçar, 26,36 % me arsim të mesëm dhe 7,28 % me arsim të lartë. Për sa i përket gjendjes shoqërore nga të dhënat statistikore vihet re se 72,41 % e të pandehurve për krime seksuale janë të papunë, 22,41 % e të pandehurve janë nga sektori privat dhe 5,17 % të punësuar në sektorin shtetëror.

 Gjithashtu, sipas dokumentit të Prokurorisë së Përgjithshme, rezulton se 63,06 % e të pandehurve për krime seksuale kanë vendbanimin në qytet. Pra, tendenca është e tillë që ka një prani më të madhe të këtij fenomeni në qytet. Në lidhje me gjendjen gjyqësore të të pandehurve, 93,64 % e të pandehurve janë të padënuar më pare, 4,54 % e të pandehurve janë përsëritës për vepra penale të ndryshme nga ajo që procedohen dhe 1,82 janë përsëritës për të njëjtën vepër.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron: 07/06/2020 11:05

    Burg te perjetshem ose ri-caktimi i gjinise ska menyre tjeter.

    Përgjigju
  • Erl: 07/06/2020 09:27

    Këto janë pasojat e rritjes së analfabetizmit në vend. 66% e përdhunuesve sipër janë me arsim 9-vjeçar! Dhe imagjinoni që dhe ato vite shkollë që kanë bërë çerekun e gjërave zor se e kanë thithur...Injoranca dhe mungesa e shkollimit këtu të çon në moskuptimin si duhet të fenomeneve dhe përfundimin shumë shpejt në burg. Barra i bie shtetit të gjejë mekanizma detyrues që këto fëmijë të mos braktisin shkollën aq herët. Çfarë bën Perëndimi? Nuk i lë rrugëve njerëzit edhe atyre fëmijëve që braktisin shkollën iu imponojnë marrjen e një zanati dhe të një specializimi duke e mbështetur njëkohësisht nga ana financiare që ai të ruajë dinjitetin e tij. Dhe kështu formohen dhe edukohen qytetarët e së ardhmes duke i financuar për ti edukuar dhe arsimuar. Në rast se shteti nuk do të ushtrojë presion përmes mekanizmave të tillë inkurajues nuk duhet të çuditemi kur të kthehemi shumë shpejt në një vend ku injoranca të na pushtojë dhe si rrjedhojë dhe të na sundojë. Nuk zgjidhen këto fenomene duke ia lënë barrën vetëm familjes, pasi ajo shpeshherë dështon, në Perëndim është një rrjet i tërë strukturor që mbështet në të gjitha format familjen se familja është pasqyra e kombit, siç është ajo sot, do të jetë kombi nesër....

    Përgjigju
  • Muli: 07/06/2020 08:35

    Po te ndiqni vendet ku ne se shumti kane lulezuar perdhunimet kane qene qytete te bashkive te drejtuara nga demokratet deri ne 2019. Gjerat po dalin ne siperfaqe, por kane ndodhur kohe me pare. Parti te degjeneruarish.

    Përgjigju
  • Juristi: 07/06/2020 08:11

    Nuk eshte shthurur shoqeria po shteti. Ligjet nuk vendosen kot po per te denuar veptime shoqerisht te pa pranushme. Ne nje vend ku polici , prokurori, gjyqtari Kryeministri, ministrat etj eshte shkelesit me i madhenj ligjit dhe qe nuk ndeshkohen, dhe per ca para as nuk ndeshkojne askend qe shkel ligjin keq e me keq ka per te shkuar. Pse ca mendoni Ju qe Demokracine e mban ne kembe morali shoqeror apo zbatimi i rrepte i ligjit.

    Përgjigju
  • Rilindasi: 07/06/2020 01:06

    E ka fajin Saliu.

    Përgjigju
  • Shkodra: 07/06/2020 00:46

    Duhet me hap shpijat publike dhe ne shqiperi o njerez . I kan gjitha vendet ne europ . Njof un cuna nga 30 vjeca qe jan akoma te virgjer se nuk zen dot te dashur , jan si cakej . Po ti ishin shpiat publike do shkonin aty te qetsoheshin nga hormonet . Ca te keqe ka

    Përgjigju
  • Legalizoni Prostitucionin: 07/06/2020 00:05

    Ka vende te civilizuara si Hollanda ku ushtrimi i Prostitucionit eshte i ligjshem dhe i nevojshem, mendoj se duhet legalizuar edhe ketu, te pakten keta mostra te ikin te shfryhen seksualisht e te lene te qeta femrat shqiptare. Kjo nuk eshte ceshtje vetem krimi eshte nje ceshtje psiko sociale. Ne asnje vend te botes nuk ka kaq manjak te frustruar seksualisht sa ne shqiperi!

    Përgjigju
  • sokoli: 07/06/2020 00:01

    TE RRITEN DENIMET ,,,DHE TE vendoset denimi me vdekje per ate qe vret dhe perdhunon,,,nuk merr vesh ndryshe ky mascara milet,,enveri E KUPTOI SHUME MIRE KETE DHE ja rregulloi qejfin ketyre horrave….

    Përgjigju
  • Kafsha: 06/06/2020 22:51

    Ngrihu Enver!

    Përgjigju
  • MIRDITOR: 06/06/2020 22:03

    TË VENDOSET DENIMI ME VDEKJE SEPSE KRIMINELAT SEKSUAL TREMBEN SE NË QOFT SE DO PËRDHUNOJN, I PRET VDEKJA E SIGURT, NUK ËSHTË SHOQERI E MANCIPUAR KUR KENA ME 100 NDRA RASTE PERDHUNIMESH SE VIKTIMAT DO TE NGELIN ME PASOJA MENDORE PRA DO KEMI NJE SHOQERI ME SHUME PROBLEME. TË VENDOSET DENIMI ME VDEKJE. QA KUPTIMI KA ME MBAJT NE BURG 1 KRIMINEL SEKSUAL? AMERIKA E KA DENIMIN ME VDEKJE. KUJT I PLASI SE NUK DON EUROPA, EUROPA NUK DON SHQIPERIN, ATHERE PSE TA DËGJOJM KËT EUROPE QË NUK NDIHMON AS VETEN E VET.

    Përgjigju
    • A. N.: 07/06/2020 07:46

      Prandaj nuk ka kriminalitet ne shtetet e SHBA-se qe e kane nje denim te tille.

  • Ilir: 06/06/2020 21:57

    Nuk jane rritur perdhunimet thjesht vajzat kane marre me shume guxim dhe denoncoje dhunuesin e tyre. Bravo

    Përgjigju
  • Turi: 06/06/2020 21:23

    Jo nuk besoj se jane rritur krimet seksuale mendoj se kane ekzistuar dhe me pare por tani femrat kane kurajo dhe denoncojne dhe duhet ta bejne qe nje plere mos te abuzoj me nje tjeter dhe te jete i lire po te kalbet ne burg duhen ligje shume te forta dhe te zbatohen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë