Shtimi i infektimeve me COVID, Alimehmeti: Shkak varianti Delta dhe grumbullimet! Prioritet për vaksinim ata që nuk kanë kaluar sëmundjen

Pavarësisht rritjes së rasteve me COVID-19 në vendin tonë, dhe dyshimeve të forta të pranisë së variantit Delta, ekspertët thonë se situata mbetet e qetë. Epidemiologu Ilir Alimehmeti tregon dy arsyet që mund të kenë sjell këtë rritje të qytetarëve të infektuar.

“Rritja e rasteve supozohet që janë dy elemente, një varianti Delta që është qartësisht më i transmetueshëm rreth 40% dhe e dyta mendohet që të ketë pasur efekt dhe grumbullimet për shkak të Kampionatit Europian. Kjo rritje nuk po shoqërohet fatmirësisht me vdekshmëri, kjo është pika më e rëndësishme. Tashmë një përqindje e lartë njerëzish e ka kaluar sëmundjen në mënyrë natyrore, një tjetër përqindje e rëndësishme është vaksinuar, e si rrjedhojë ne do shohim infektime por fatmirësisht do të shohim më pak raste të rënda”-tha Ilir Alimehmeti.

Sa i përket imunitetit të arritur pas infektimit me COVID, Alimehmeti thotë se në bazë të studimeve që po bëhen në vende të ndryshme, kohëzgjatja e imunitetit nuk po ndalet dhe se prioritet për vaksinën duhet të kenë ata persona që nuk e kanë kaluar virusin.

“Për sa i përket kohëzgjatjes së imunitetit, çdo ditë që shtohet ne i shtojmë nga një ditë plus, por po shohim që nuk po ndalet, pra nuk po themi që ishte gjashtë muaj dhe u ndal. Me sa kohë shkon ne shohim që kjo vazhdon. Ne nuk njohim një virus që po ta kesh kaluar në mënyrë natyrore të kesh nevojë për vaksinë. Vaksina nuk po shton ndonjë efekt ekstra plus në pikëpamjen e efektivitetit tek personat që e kanë kaluar, që do të thotë duhet një prioritizim i personave që se kanë kaluar më përpara, ata duhet ta bëjnë vaksinën medoemos”-u shpreh epidemiologu.

Numri i qytetarëve aktiv me COVID ka shkuar në 232, pjesa më e madhe e tyre në kryeqytet. Kurse numri i të vaksinuarve ka shkuar më tepër se 1 milionë e 100 mijë vaksina.

J.SH./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se do të zbatohet kodi etik nga ministrat e kabinetit Rama 3?

Komento

Komente

  • Eri: 23/07/2021 16:26

    o Doktor une qe e kalova ne dhjetor ne Shqiperi kur erdha ne Greqi doktori me tha te bej nje doze te vaksines.Qe nuk eshte nje doktor dosido por nje nga me te miret ne Greqi.Ti thua mos ta bejne vaksinen ata qe e kane kaluar.Po ne qoftese nuk kane antitrupa si rasti im si ja beni ju ne Shqiperi??

    Përgjigju
    • AntiKovidi: 23/07/2021 18:56

      Ero, janë me miliona raste në botë që e kanë kaluar si e kanë kaluar kovidin, por asnjë 1% e këtyre rasteve nuk janë ri-infektuar. Ky zerboja yt grek thjesht fitoi një vizitë në shumë në kalendarin e tij të pagesës.

    • @Eri: 23/07/2021 18:07

      Nuk te ndalon njeri ta besh vaksinen, as doktori po prioritet kane ata qe se kane bere. Dhe me pare jemi bere vaksina pa matur antitrupa dhe mire jemi.



×

Lajmi i fundit

John

Talebanët përjashtojnë vajzat nga shkollat e mesme afgane